“Me Bashën, as unë nuk hyj në zgjedhje” Kryemadhi: Të kthehet Berisha në krye të PD-së

427
Deputetja e LSI-së Monika Kryemashi e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, duke folur për situatën politike është shprehur se shkaktarët e krizës politike janë 2 partitë e vjetra.
‘Nga njëra anë kemi një PD që është e ngujuar në çadër dhe nga ana tjetër një PS që bën indiferenten ose do të bëjë indiferenten.
Problemi qëndron tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë e kam nisur 17-vjece jetën në politikë dhe sot jam nënë e 3 fëmijëve dhe akoma nuk po shikoj zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha duhet të iki nga drejtimi i PD, të kthehet Berisha. Me Bashën, as unë nuk hyj në zgjedhje.
Basha ka pas në tryezë shumë oferta. Mua më duken se janë vetëm disa ankime për të nxitur konflikt”, tha Kryemadhi.
Sigal