Shkenca më në fund zbuloi pse shqiptarët vdesin për bukë me vaj dhe domate

592
Ka një arsye pse të gjithë jemi njerëz më të mirë kur hamë bukë të thekur me pak vaj ulliri, djathë dhe domate. Jo vetëm se sa herë e provojmë na duket sikur hamë një copëz parajse, por sepse sipas shkencëtarëve, dieta mesdhetare ndihmon në shëndetin fizik dhe së fundmi edhe në atë mendor. Pjesë e këtij studimi u bënë dhjetëra pacientë me çrregullime të mëdha mendore, të cilët iu nënshtruan një diete mesdhetare, të pasur me dridhëra, bishtajore, fruta, perime, vaj ulliri dhe arra. Pas 12 javësh me këtë regjim, shkencëtarët vunë re se një e treta e pacientëve kishin një përmirësim të dukshëm në humor dhe lehtësim të simptomave të depresionit.
Ja pra. Kaq e thjeshtë është. Herën e ardhshme që s’do shkuleni dot nga tavolina, kujtoni këto fjalë dhe bëni atë që dini të bëni më mirë. Hani!
Sigal