Mbërrin në Tiranë Mogherini, nis axhendën e takimeve me Metën

475
Ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Federika Mogherini.
Mogherini do ti zhvillojë sot të gjitha takimet me krerët e lartë të shtetit shqiptar, ndërsa nesër në mëngjes herët para largimit nga Shqipëria, në orën 07:00,do të takojë shefin e opozitës Lulzim Basha në hotel “Sheraton”. Pas këtij takimi, mësohet se Basha do të japë një prononcim për mediat.
Përfaqësuesja e lartë e BE do të takohet sot pasdite me Kryeministrin Rama, presidentin Nishani, kryeparlamentarin Meta, minsitrin e jashtëm Bushati si edhe do të mbajë fjalën e saj në parlament. Ndërkohë mësohet se gjatë takimit me kryeministrin Rama, Mogherini do të firmosë ne emër të Bashkimit Europian marrëveshjen e sigurisë me qeverinë shqiptare.
Sigal