Marrëveshje të fshehtë për detin? Kotzias: “Fake news”, presim autorizimin e Presidentit shqiptar

597
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias shfrytëzoi një intervistë në ERT, për t’i dhënë përgjigje kërkesës së ish-ministres Dora Bakojanis për interpelancë, lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Greqi për detin.
“Duket se opozita nuk e ka lexuar ende marrëveshjen që është negociuar, një marrëveshje që është bllokuar nga presidenti i Shqipërisë, për momentin. Përse më akuzon konkretisht opozita? Janë “fake neës” lajmet që thonë se “kam falur Jonin”, është shprehur Kotzias.
Duke bërë përgjegjëse palën shqiptare për faktin që negociatat mbi detajet nuk po ecin përpara, Kotzias tha:
“Ka një pengesë institucionale nga pala shqiptare. Duhet autorizimi i presidentit për të diskutuar detajet e marrëveshjes, e cila nuk ka përfunduar akoma”.
Kotzias ironizoi opozitën që sipas tij, pyet si në kafene “nëse Greqia po e humbet “ndikimin” mbi ishujt e Jonit”.
– Nuk kemi asnjë “ndikim” dhe nuk diskutohet kështu kufiri detar”,- u përgjigj ministri grek.
Kotzias pyeti në mënyrë retorike se çfarë kërkon opozita këtë periudhë në lidhje me Shqipërinë dhe përse përdoren “Fake Neës” në lidhje me marrëveshjen që u negociua për një kohë të gjatë, por që ende s’ka përfunduar, të paktën derisa të marrë autorizimin e duhur për të hyrë në fazën përfundimtare, kur do bëhet dhe publike.
Opozita greke e akuzon Kotzias për marrëveshje të fshehtë më Shqipërinë, në dëm të vendit, akuza të ngjashme me ato që i drejtohen edhe ministrit Bushati nga opozita në Shqipëri.
Sigal