Marko Dajti: Do të garojmë të pavarur në zgjedhjet vendore

134

Frionti i Majtë shkëputet nga aleanca me PS-në: Koalicioni është pazar kolltuqesh

Fronti i Majtë ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni i kryesuar nga PS-ja dhe të garojë i pavarur në zgjedhjet e 21 qershorit. Vendimi është konfirmuar nga kryetari i kësaj lëvizjeje politike, Marko Dajti, i cili bëri të ditur për gazetën “Telegraf” se vendimi është përfundimtar dhe i marrë pas një sërë konsultimesh me militantët në bazë. Sipas tij, formacioni politik që ai kryeson do të dalë i pavarur në zgjedhje, me kandidatët e vet në pothuajse të gjitha njësitë vendore.“Është e kotë, koalicioni nuk po funksionon, veçse si një pazar i madh kolltuqesh dhe një koperturë për udhëheqjen personale të Edi Ramës”, u shpreh Dajti për “Telegraf”, i cili shtoi se filozofia e majtë është zëvendësuar me atë të interesave personale të deputetëve më të pasur dhe, të gjithë bashkë, në funksion të interesave personale e politike të Kryeministrit Rama.

Pak histori

Fronti i majtë është një koalicion i ri i dy  partive të majta dhe shume antare dhe organizata te partive te ardhur nga partite tjera tjera , Partia  Fronti i Majtë, e kryesuar nga Marko Dajti, dhe Partia “Toleranca e Re” e Shqipërisë, që përfaqëson interesat e minoriteteve me kryetar Avdi Keçin. Në fillim, në të bënin pjesë edhe dy parti komuniste, Partia e Punës e Shqipërisë, Partia Komuniste “8 Nëntori” por këto dy të fundit u tërhoqën nga Fronti pas qëndrimeve të kryesisë që kritikonin ashpër lidershipin socialist. Në të vërtetë, kryetari i këtij Fronti, Marko Dajti, ka qenë kritik i Kryeministrit aktual që kur ky i fundit ishte vetëm shefi i opozitës. Në deklarimet e njëpasnjëshme përpara dhe gjatëfushatës së 23 qershorit, Dajti e ka kritikuar vazhdimisht Ramën për opozitë të butë dhe program pa filozofi të qartë të majtë, për mungesën e bashkëveprimit të forcave opozitare kunder Sali Berishës, për largimin e eksponentëve të spikatur të së majtës, për mungesën e koherencës dhe seriozitetit në marrëdhëniet e partive brenda koalicionit e të tjera si këto. Qëndrimi i Dajtit u ashpërsua pas ardhjes në pushtet të qeverisë së koalicionit të majtë, duke e akuzuar këtë të fundit si përfaqësuese të interesave të borgjezisë, si mbrojtëse të abuzuesve, që u pasuruan nën regjimin e Sali berishës, si tradhtare të interesave të shtresave të varfra, të cilat, sipas Dajtit, “po vuanin nën një regjim të ashpër policor dhe shtypës, po keqtrajtoheshin në vend që të përkraheshin, po shtypeshin në vend që të ishin realisht nëpushtet”.

Konsultimet me bazën

Përpara se të merrte vendimin final, kryesia e Frontit të Majtë ka zhvilluar një sërë takimesh konsultative me bazën. Paralajmërimi për daljen nga koalicioni është bërë i ditur rreth një muaj më parë kur, nëpërmjet një deklarate për shtyp të firmosur nga Marko Dajti, kryesia e Frontit  të Majtë parashtronte edhe arsyet. “Në mënyrë të veçantë, vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike e konsiderojmë si një skandal që do ta çojë qeverinë në vetëshkatërrim, ndërsa skandali që na ka indinjuar më shumë është privatizimi tinzar i godinës historike të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kjo është një vjedhje e hapur e pasurisë publike, shumë më e rëndë se vjedhja e fundit të Qeverisë Berisha, godina e SHQUP-it. Burime të Frontit të Majtë saktësojnë se ky privatizim është ndër më skandalozët e kryer vitet e fundit, madje edhe më skandaloze se ato të Sali Berishës. ashtu sikurse po bën Edi Rama.t.  Ndërsa deri një vit më parë bërtiste me të madhe se do t’i kthente çdo pronë shqiptarëve, duke përfshirë edhe SHQUP-in, se do të anulonte gjithë koncesionet dhe vendimet klienteliste të qeverisë së Sali Berishës, tashmë Kryeministër, Edi Rama po lëpin atë që ka pështyrë.” A thua të jetë kjo një “hakmarrje” e vogël ndaj autorit të monografisë mbi Enver Hoxhën. Ndoshta, por Marko Dajti nuk harron të vërë gishtin mbi plagë: “Çmimi i energjisë është rritur në mënyrë skandaloze, duke tërhequr pas vetes edhe çmimet e produkteve të tjera të lidhura me të, duke krijuar një inflacion që do të rëndojë në kurriz të popullit të thjeshtë, rrogat e të cilëve nuk indeksohen. Investimet e shtetit ulen, borxhi i shtetit ndaj të huajve rritet, borxhi i firmave ndaj shtetit rritet, investimet e huaja direkte janë në pikën e vet më të ulët gjatë viteve të fundit, megjithatë Edi Rama dhe Erjon Veliaj thonë se shqiptarët jetojnë më mirë, madje edhe dasmat nuk i bëjnë më nëpër lokale, por në kështjella, se janë punësuar më shumë njerëz dhe se pritet një rritje ekonomike e ndjeshme. Dikur Berisha thoshte se ritmet e rritjes së ekonomisë sonë ishin të dytat pas Gjermanisë. Ndërrojnë Kryeministrat, por jo mashtrimet, ndryshojnë ngjyrat, por jo hajdutllëqet. Janë shumë më tepër hileqarë e të pabesë,”

Në shërbim të Berishës?
Partitë e tjera komuniste e kanë akuzuar Marko Dajtin se, duke dalë nga koalicioni i majtë, po i shërben Sali Berishës. Por kryetari i Frontit të Majtë ka një tjetër pikëpamje. Sipas tij, ështëvetë politika e dështuar e Edi Ramës që po afron rrezikun e rikthimit në pushtet të forcave reaksionare, të atyre që ai i cilëson “kusarët e Shqipërisë. Dajti deklaron se në Vlorë ka dëgjuar disa të rinj teksa këndonin “…O Sali o baba/ ktheu prap’ se bëmë shaka”. “Edhe për këtë e ka fajin Fronti i Majtë?, pyet Marko Dajti. Mos vallë është faji ynë që nuk janë mbajtur premtimet që i janë bërë popullit? Mos vallë është faji ynë qënjerëzit varin veten sepse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë? Mos vallë është faji ynë që salla e parlamentit ështëshndërruar në strehën e karagjozëve më të mëdhenj që ka ky vend? Mos vallë është faji im që socialistët e ndershëm janë akoma të papunë ndërsa travestitët politikë kapardisen në poltrona ?” “Nëse ka njeri që me të vërtetë po risjell në pushtet Sali Berishën, ai është Edi Rama, thotë Marko Dajti. Për të ndaluar rrënimin ka vetëm një mënyrë: Të mblidhen gjithë të majtët e ndershëm rreth Frontit të Majtë. Ne kemi aq fuqi sa të ndalojmë si kusarët e Sali Berishës, ashtu edhe barbarët e Edi Ramës. Hajdutët dhe pasanikët le të shkojnë pas Ramës dhe Metës. Socialistët e ndershëm e kanë partinë e tyre, Frontin e Majtë”. Koha do ta tregojë sa forcë do të ketë ky organizëm i rio politik, por kryetari Dajti është optimist. “Orteku fillon me një grusht dëborë derisa merr me vete gjithçka gjen përpara. Edhe ne, vërtet jemi pak, por vlejmë më shumë se mercenarët që shkojnë pas qeverisë për të ndarë plaçkën”.