Kryemadhi: Fitorja e opozitës së bashkuar në qarkun e Gjirokastrës e padiskutueshme, angazhimi ynë të çojmë deri në fund detyrimet ndaj njerëzve

205
Sigal

Në vazhdim të takimit në qytetin e Memaliajt, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se, fitorja e Opozitës së Bashkuar në qarkun e Gjirokastrës e padiskutueshme, angazhimi ynë të çojmë deri në fund detyrimet ndaj njerëzve.

“Strategjia që është ndjekur, ka qenë një strategji antikombëtare, antishqiptare, shkatërrimi i identitetit tonë. Sepse një kombi po i shkatërrove origjinën, po i shkatërrove historinë, familjen, themelet e shtëpisë, i ke shkatërruar të gjithë emrin. Prandaj edhe unë jam e bindur që ne sot nuk diskutojmë votën e 25 prillit. Ne sot diskutojmë angazhimet tona pas 25 prillit, sepse nuk e diskutoj fitoren në qarkun e Gjirokastrës të së gjithë opozitës së bashkuar.”,- tha Kryemadhi.

Fjala e saj e plotë: 

Strategjia që është ndjekur, ka qenë një strategji antikombëtare, antishqiptare, shkatërrimi i identitetit tonë. Sepse një kombi po i shkatërrove origjinën, po i shkatërrove historinë, familjen, themelet e shtëpisë, i ke shkatërruar të gjithë emrin. Prandaj edhe unë jam e bindur që ne sot nuk diskutojmë votën e 25 prillit. Ne sot diskutojmë angazhimet tona pas 25 prillit, sepse nuk e diskutoj fitoren në qarkun e Gjirokastrës të së gjithë opozitës së bashkuar. Por diskutoj më shumë angazhimet tona, që të çojmë deri në fund detyrimet tona ndaj njerëzve, sidomos ndaj të rinjve dhe të rejave dhe aq më shumë grave dhe vajzave, sepse e ndjejmë të domosdoshëm fuqizimin e tyre.

Për sa i përket hidrocentralit të Kalivaçit, kjo është një gjë që duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë, për mos prekjen e lumit të Vjosës. Sepse është një resurs që i krijon hapësira pafund zhvillimit të turizmit në të gjithë qarkun. Cili është fizibiliteti, fiton më shumë Shqipëria me të apo ne na duhet të fitojnë më shumë qytetarët tanë? Kjo është një gjë që në fakt unë sot angazhohem që do ta lexojmë e ta diskutojmë të gjithë bashkë, në mënyrë të tillë që të jemi të drejtpërdrejtë me njerëzit, të jemi të hapur dhe të saktë në atë që ne angazhohemi dhe marrim përsipër.