Vangjel Tavo: Shqiptarët më të varfër se kurrë. Thuaji JO sektit korruptiv të rilindjes

246
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se Rilindja e Edi Ramës po i varfëron shqiptarët.

Ky është ALARM! Shqiptarët më të varfër se kurrë. Thuaji JO sektit korruptiv të rilindjes“, shkruan ndër të tjera, Tavo.

Postimi i plotë i ish-deputetit Vangjel Tavo

Si i varfëroi rilindja shqiptarët 👇

⭕️ Banka Botërore raporton:
mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri.
⭕️ Sot 36.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë.
⭕️ Pritet rritje me 41.5% të popullsisë që do jetojnë në varfëri.
⭕️ PBB-ja e Shqipërisë pritet të tkurret me 8.4 për qind në vitin 2020
⭕️ Ky është ALARM 🚨
Shqiptarët më të varfër se kurrë
Thuaji JO sektit korruptiv të rilindjes 🛑