Manjani shkarkon kryeregjistruesin e Gjirokastrës

429
Sigal

Referuar shkeljeve në ushtrimin e detyrës, raportohet se Ministri i Drejtësisë ka shkarkuar sot nga detyra kryeregjistruesin e Gjirokastrës, Florian Hysi. Shkarkimi nga detyra i Hysit ka ardhur si pasojë e mos përmbushjes të rregullt të detyrës së ngarkuar nga ligji. Shkaqe të kësaj mase disiplinore që u vlerësuan nga Ministri Drejtësisë janë: “Mos respektimi i afateve për trajtimin dhe dhënien e shërbimit të kërkuar nga qytetarët; mungesë të theksuar në administrimin e funksionit publik; performancë e ulët gjatë ushtrimit të detyrës”. Në njoftim theksohet se ministri Manjani gjen rastin të përsërisë edhe njëherë qëndrimin e tij për të mos toleruar asnjë rast të shpërdorimit të funksionit publik në shërbim të qytetarëve.