Rama: Të ndryshojmë sistemin që ushqen partitë dhe i merr shpirtin qytetarëve

529
Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” të sotëm, tha përpos reformës në drejtësi, një tjetër reformë që duhet të ndryshojë me themel është ajo e administratës së shtetit, sistemi i cili sipas kreut të qeverisë po ushqen partitë dhe po i merr shpirtin qytetarëve.
“Mesazhi im është i thjeshtë: edhe 20 ditë na ndajnë nga një vendimmarrje historike për Shqipërinë që duam. Për të vendosur me votë se kë do merrni në punë, për të çelur negociatat me BE-në dhe për të ndëshkuar gjyqtarët e korruptuar, për të çuar më tej ekonominë, arsimin, infrastrukturën. Edhe 20 ditë për diçka themelore.
A do i hyjmë reformës së administratës së shtetit, që çdo zyrë ta kthejë në shërbimin tuaj, apo ata që punësojnë njerëz në këmbim të votave. Vetëm ju mund ta shpëtoni vendin nga të paudhët që drejtojnë ato zyra. Edhe 20 ditë janë për të vendosur nëse do të vazhdojmë më tutje, me zbatimin e reformës, që është po aq e rëndësishme sa reforma në drejtësi. Shumë ankohen se nuk zënë një vend pune me meritë, se në zyrat e shteti jashtë Tiranës sidomos ka nga ata që i fut partia në punë, në këmbim të besnikërisë ndaj partisë. Administrata është bërë një tepsi që ndahet sipas partive.
Nëse doni të bëjmë shtet, duhet t’i japim fund kësaj tepsie. Nëse duhet ta shërojmë kancerin e administratës duhet që me 25 qershor me votë ta përmbysim këtë sistem që ushqen partitë duke i marrë shpirtin qytetarëve, tha Rama.
Sigal