Veliaj shpall zhvillimin e parkut të tretë në Kashar

402
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar administratorin e njësisë Kashar, Erin Çatri. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se investimi që do të bëjmë në Liqenin e Kasharit është një lajm i mirë për banorët e kryeqytetit. Ai e cilësoi sukses javën e parë të punës në krye të bashkisë.

“Pas Liqenit të Tiranës dhe Vaqarrit, Liqeni i Kasharit është Parku i tretë i Tiranës ku duam të investojmë. Ambicia jonë, në fund të mandatit të kemi 5 parqe kryesore. Do të kemi një administratë që do të merret vetëm me parqet sepse fokusi ynë do të jetë te natyra, gjelbërimi dhe ambientet çlodhëse, jo tek betoni”, tha kryebashkiaku.
Sigal