Manjani shënjestron prokurorët: Janë dembelë!

432
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë i vihet kundër të gjithë atyre shkelësve të ligjit, abuzuesve, ndërsa edhe ndërmarrja e masave ka qënë drastike. Sulmi i radhës është ndaj prokurorëve, të cilët madje ai i ka cilësuar edhe si dembelë. Manjani tha se janë verifikuar rreth dy mijë procedime penale si dhe janë propozuar masa disiplinore ndaj prokurorëve. “Kontrolli qe kemi ushtruar në Prokurori ka qenë i planifikuar. Ankesat për shërbimin e Prokurorisë në Ministri janë të një numri te larte, qe reflekton besimin e ulet te publikut tek ky shërbim. Konstatimi i parë qe vihet re është se perceptimi për besueshmërinë e organit të Prokurorisë është i ulët”, tha ministri Manjani.
Sigal