Mandati i Mark Frrokut, PD: Rama s’ka vullnet për dekriminalizim

394
Partia Demokratike dënon ashpër vendimin e sotëm të Këshillit të Mandateve lidhur me mandatin e deputetit Frroku duke theksuar se Rama-Meta mbrojnë inkriminimin dhe se PD është e vendosur ti shkojë deri në fund procesit të dekriminalizimit. “Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.”-shkruan PD përmes një njoftimi për mediat Sipas Partisë Demokratike refuzimi i kërkesës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi
Ja njoftimi i plotë i PD
“Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta cojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë
Sigal