Majlinda Keta: Ky parlament e ka humbur legjitimitetin, duhen zgjedhje të parakohshme

528
Majlinda Keta, një nga aktivistet e PS, por e tërhequr për shumë arësye, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke analizuar fenomenet e fundit që ndodhën në politike, me deputetin, që qëlloi me armë qytetarët, për shkak të pronës private, dukurinë e cilëson si një performancë negative të parlamentarizmit, dhe kjo është dekandenca e listave të kryetarëve të partisë, që hartuan Sistemin aktual zgjedhor, të cilën zonja Keta e cilëson. “ Kod shaktërrimtar electoral antidemokratik”. Zonja Keta e kritikon hapur Ramën, duke i kujtuar që Rama nuk duhet të ketë në referencë kohën e “Saliut”, për të mbuluar dështimet e tij. Ndaj thotë zonja Keta, ky parlament e ka humbur legjitimitetin, dhe duhen zgjedhje të parakohshme. 
-Zonja Keta, ju si mund ta shpjegoni që një deputet socialist, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, të qëllojë me armë qytetarët, bashkefshatarët e tij për cështje prone? Moment i keq i gjaknxehtësisë? 
– Në kët rast nuk është problem shpjegimi i“Pse”-së, por analiza shkakësore se “Si” ky individ erdhi në 2 legjislatura, si përfaqësues së Majtës që në dimension filozofik ka vlera si solidariteti, mbështetja për shtresat e mesme dhe të varfëra, mbështet njerëzit në nevojë dhe preokupacion qeverisës ka mirëqënien, përmes sa më shumë shërbimeve publike në arsim, shëndëtsi, punësim e integrim. 
– Gjen ndonjë nga këto vlera në këtë mori sjelljesh politike? 
– Sigurisht JO. E gjykoj ngjarjen se si një deputet i Kuvendit, të arrijë në një situatë konfliktuale me votues lokalë për çështje pronësie me përdorim të armëve është një performacë tepër negative për parlamentarizmin, partinë që përfaqëson dhe cënim i Sigurisë Kombëtare, përmes cilësisë së ligjbërësve politikë. Kjo është “The end” dekadenca e Listave të Kryetarëve Fuqiplotëlistorë të Partive, që hartuan e votuan Kodin Shkatërrimtar Elektoral Antidemokratik Rama- Berisha. Unë nuk gjykoj individin Prenga, pasi çdo qënie njerëzore, për më tepër shqiptare mund të gjëndet në atë situatë, gjykoj dhe dënoj kriminalpolitikën që protagonon cilësi të tilla.
– Thua rastësi të ndodhin që deputetë të PS të bëhen protagonistë të kriminalizimit? Tom Doshi, tani Prenga e të tjerë që DASH i raportoi si trafikantë deputetë?
– Raporti i DASH duhet konsideruar në atë masë që vetë DASH e ka një qëndrim të tillë si standard të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare dhe me popullin shqiptar. Kjo do të thotë që DASH, pëtej tyre, i bën “bllokazh” moral e zyrtarisht, në mënyrë konsistente dhe nën drejtësi të gjithë atyre politikanëve qeveritarë që e vodhën këtë Shqipëri në pronën e saj private dhe publike dhe janë kthyer në milionerë të kësaj bote për 24 vite; ndaj gjithë atyre, që duke përdorur institucionet e shtetit, por edhe ndërkombëtarët ideuan dhe votuan këtë KOD Elektoral që prodhoi megapushtetin e Kryetarëve të Partive, shumë më tepër se i Enver Hoxhës; ndaj të gjithë atyre që për pushtetin e tyre personal e në bandë nuk i kursejnë jetët e militantëve, që nxjerrin në rrugë për të manifestuar po aq sa ato që për të ruajtur pushtetin, nuk e kursejnë plumbin me dhe pa silenciator ndaj kundërshtarit dhe qytetarit; ndaj atyre që kanë vënë nën pushtetin e tyre politik çdo lloj pushteti në Shqipëri, nga drejtësia tek media. Janë shumë prej tyre që ftohen, priten dhe dëgjohen në tavolina të agjensive amerikane, gjë e cila ka cënuar edhe vetë besimin e shqiptarëve tek demokracia amerikane. Unë do të isha për një qëndrim “Sabotues” të çdo përfaqësuesi të USA apo BE-së ndaj klasës politike, që ato e pranojnë publikisht e me të shkruar si të kriminalizuar dhe të korruptuar. 
– A është i mjaftueshëm reagimi i kryetarit të PS dhe Kryeministër duke thënë se deputeti i tij t’i dorrëzohet drejtësisë sepse ka mbaruar koha e Saliut? 
– Alibia e “Koha e Saliut” e zbeh edhe deklarimin për të respektuar ndarjen e pushteteve në Shqipëri, që kërkon të na bëjë të besojmë Kryeministri-Kryetar. Ka patur mundësi për të mos e lënë Saliun, kur bënte opozitën, por mbi të gjitha ka 2 e më shumë që duhet të na kishte bërë të besonim se nuk ka asnjë ngjashmëri me “Koha e Saliut”. Janë dehur shumë shpejt nga pushteti socialistat, humbi vullneti që deklaronin në zgjedhjet e 2013 kundër korrupsionit dhe shtetit kriminal. Kjo sepse është me një skuadër qeverisëse gjithnjë e më të dobët jashtë dhe pavarësisht dëshirave të tij për ndryshim; I atakuar nga shtresat që duhet të ishin mbështetëse për të majtën; I nxituar dhe me pasoja në mbështetjen që i duhet për ndryshim, ndërsa keqpërdor publikisht dhe nën intonacion e gjestikulacione fjalët “reformë”, “burg”, “testim masiv për paaftësi e kriminalizim” ndërkohë që në sfond ka ngjarje si avionë droge që kapen në Itali, rasti i mësipërm etj etj. Të gjitha këto fakte janë më të rënda se ajo që mundëson me “kohën e Saliut”, ndërsa artikulon alibinë. Shqiptarët ende nuk kanë hequr dorë nga kujtesa dhe nostalgjia e 45 viteve të Enverit…….kjo lloj filozofie e të nxirit të kohës së paraardhësit shkon pro vetvrasjes politike. Rama NUK DUHET ta ketë referencë kohën e Saliut, se ndërkaq pohon publikisht, padashje, shumë dobësi të tijat dhe epërsi të kundërshtarit politik, për më tepër që tani nuk është edhe lider i opozitës.
– Kryeministri Rama pas raportit të DASH i cili tha se në Kuvendin tonë ka trafikant deputetë, reagoi duke thënë që edhe pse dikush që është dënuar në vendet e tjera, nëse nuk është dënuar në Shqipëri, Kushtetuta jonë nuk e ndalon të mos zgjidhet. A ishte ky reagimi i duhur?
– Dikur, 2 vite më parë, na pëlqente ne që shprehemi në media e bëjmë opinion të thonim “Kapja e shtetit – state capture” unë nuk dua totalisht, me mendje dhe me zemër që Kryeministri i PS në pushtet “të kapet” nga gënjeshtra në emër të shtetit, përmes dobësive, kundërshtive dhe gabimeve tona Konstitucionale dhe Kodore, që përsëri të tilla janë bërë nga vetë klasa politike për “t’u mbrojtur” në negativitetet tona që totalisht varen nga vullneti i tij qeverisës.
– Para disa ditësh KLSH publikoi një audit ku thishte se një kryebashkiak socialist i rizgjedhur në 2015 ka përvetësuar fonde miliona euro, por askush nuk reagoi. Ditë më parë Kryeministri piu kafe me këtë kryebashkiak. Ju si e shpjegoni që askush, as kryeministri, as prokuroria nuk reaguan pas denoncimit të KLSH? Në Rumani dje u arrestua për mitmarrje kryebashkiaku i Bukureshtit.
– Mirë është që Kryeministri t’i kontrollojë të gjitha kafetë që pi publikisht e nën kamera, që të mos ketë përplasje pushtetesh në moralin e tyre ndaj publikut, pasi, në të kundërt, paguan penalitetin në kuponin që ka refuzuar ta konsiderojë. Personalisht, mendoj se Rama ka këshilltarë të këqinj përreth vetes në raste të tilla, ndonëse e parapëlqen rriskun. Sot është Kryeministër dhe si i tillë duhet të sillet si burrë shteti, nën kushtetuetshmëri.
– Pasnesër fillon fushata e pranimeve të reja në PS. Me këto ngjarje, cili është motivi që dikush i ndershëm dhe me personalitet të pranojë të bëhet anëtar i PS?
– PS për shumë arësye duhet të fillojë një proces dekriminalizimi dhe më pas në hartime statndardesh të forta për anëtarësim e më pas në situate zgjedhore në organizata e më lart. Kjo jo se nuk duhet për partitë e tjera, por këtu unë ushtroj vëmendjen time, pasi duhet të jetë partia symbol e së majtës europiane nën mbështetje të intelektualizmit, pasi është parti e këtyer shtresave shoqërore.
– Pyetja shtrohet. Derisa ka ende deputetë të inkriminuar, a nuk është më mirë që të bëhen zgjedhje të parakohshme?
– Për mua ky Parlament e ka humbur legjimitetin dhe funksionalitetin e vet për shumë arësye. Mbi të gjitha se maxhoranca qeverisëse është kapur nga shumë skupe parlamentarësh dhe dështime ligjesh mbi reformat ë pretenduara. Si të thuash cilësitë morale dhe intelektuale kanë prekur fundin. Do të ishte në nderin e kësaj maxhorance politike të kërkonte një qeveri teknike për ta çuar vendin në zgjedhje dhe më besimin se në të majtën shqiptare ka ende energji të pafaktorizuara unë do prisja një fitore më pak numerikë, por shumë cilësore për drejtimin e vendit.
– A duhet domisdoshmërisht që të ndryshojë edhe Sistemi Elektoral, ku kryetari i partisë të mos ketë ekskluzivitetin e listës së mbyllur për kandidatët deputetë, por populli të votojë drejtpërdrejtë kë do për deputetë?
– Prekja e Kushtetutës dhe Ky Kod Famëkeq Elektoral janë shkaku dhe prej tyre duhet të fillojë përmirësimi i shëndetit të politikës shqiptare. 
Sigal