Lulzim Basha: Maxhoranca po rrezikon imazhin dhe statusin e Shqipërisë në BE

480
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në takimin me Partitë Popullore Europiane, PPE, në Bruksel, Belgjik, nga ku është shprehur se, zyrtarë të lartë të pranishëm në kongres kanë shprehur shqetësime për veprimet antidemokratike të ndërmarra nga qeveria në këto 6 muaj. Basha është shprehur se, personalitete të politikës evropiane kanë dhënë alarmin për përkeqësimin e standardeve në vendin tonë. “Në takimin me krerët me të lartë të PPE-së, ku drejtues të shteteve të qeverive anëtare të BE dhe institucioneve të BE-se, kanë shprehur shqetësimet për veprimet antidemokratike të ndërmarra nga qeveria ne këto 6 muaj. Personalitete të larta të politikës vendimmarrëse të BE kanë dhënë alarmin për përkeqësimin e standardeve demokratike në vend. Mesazhi nga krerët e qeverive të shteteve anëtare dhe drejtues të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres, ishte i qartë dhe pa ekuivok”,-është shprehur Lulzim Basha. Ndër të tjera ai ka theksuar se, veprimet e maxhorancës ndaj institucioneve të pavarura dhe opozitës po rrezikojnë seriozisht imazhin e Shqipërisë dhe integrimin në BE. “Me frymën e saj antikushtetuese, me goditjet e njëpasnjëshme kundër institucioneve të pavarura dhe tentativës për t’i kapur ato, me goditjet ndaj administratës publike dhe në tërësi frymën e konfliktualitetit që ka injektuar marrëdhëniet me opozitën, qeveria rrezikon seriozisht statusin në qershor. Jo vetëm kaq, por kjo sjellje që konsiderohet se po zhbën disa standarde të arritura tashmë në Shqipëri, po rrezikon imazhin e Shqipërisë dhe progresin e gjithanshëm të Shqipërisë në raport me aspiratën e saj për integrim në BE”,-ka përfunduar postimin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.