Lulzim Basha: Këto tre vite, më të vështirat për efektivët e policisë

52

Gazeta Telegraf/

Pas fjalës që mbajti kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir
Tahiri në konferencën “Policia e gjeneratës së re”.
 

Reagon Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike 


Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike tha se vitet e
qeverisjes së Ramës kanë qenë më të vështirat për efektivët e policisë. 

 

Nuk ka
pasur kohë më të vështirë për policinë se këto 3 vite, kur duhej të bënte
kujdes të mos i dilte para Emiliano Shullazit, të mos i prishte punë Balilajt,
të mos pengonte Habilajt, t’i hapte rrugën vrasësve me pagesë që pret Tahiri në
zyrë, të mbyllte sytë kur arratisej Frroku që vrau komisarin Lamaj, të nderonte
Rroshin e Bushin, të ishte në shërbim të Ndokës e ti thonte “po shef” shumë
banditëve, trafikantëve, vrasësve, të gjithë miq të Edi Ramës.

 

Kur
pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk jane
burg: sepse i duhen për ruajtur drogen e miqve të tij. Prandaj i mori nga burgu
ata që policet e ndershëm i kishin futur aty, dhe jua vuri mbi koke si
“shefa”.

 
Rama tradhëtoi policinë per pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që
lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin. 
Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramen.​