Rama: “E pranoj, s’jemi qeveri e përsosur, por opozita s’është alternativë”

455
Sigal

Gazeta Telegraf/


Duke bërë një analizë të policisë
së shtetit, në aktivitetin “Policia e Gjeneratës së Re”,  kreu i
ekzekutivit shqiptar, tha se forca më kritike e policisë së shtetit nuk është
opozita, por vetë qeveria. Se opozita nuk është alternativa, por një forcë
energjie negative, dhe lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka
përfunduar.

 

Edi Rama: Ne jemi larg së qeni një
qeveri e përsosur dhe çdo ditë e më shumë i besoj të madhit Ronald Regan kur
thotë se “Qeveria nuk është zgjidhja është gjithmonë problemi” , por është
 një problem me të cilin shoqëria që është detyruar të bashkëjetojë pasi
nuk ka një zgjidhje më të mirë.

 

Nëse ka një forcë kritike sot
për çka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit, për fat të keq nuk është
opozita por jemi ne vetë. Nëse do të bënim një debat normal për të shfaqur
aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne dhe jo opozita në vendosjen e gishtit mbi
dobësitë të metat dhe problemet e policisë së shtetit.


E them këtë sepse duhet të
nënvizoj se ambicia jonë është shumë më e madhe dhe e fortë sesa ç’ka kemi
mundur të bëjmë.  Sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn
për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative

 

Rama: Borxhi ishte 720 mln euro

Rama tha se nga opozita trashëgoi
një qeveri me 720 milione euro

Rama: Ne gjetëm një borxh i cili deri në atë moment ishte mbajtur i
fshehur, 720 mln euro në formën e detyrimeve të prapembetura dhe këtu ka plot
njerëz që e dinë shumë mirë se edhe ata ishin ndër të shumtit që shteti i
kishte borxh. Ju kujtohen borxhet për aktivitetin ekstra, orë pune të
papaguara. Një borxh i cili nuk ishte vetëm si një shumë parash, por një mal që
qëndronte mbi fushën e minuar në rrezik shpërthimi në formën e një kolapsi
energjitik. Qeveritë vlerësohen nga njerëzit për atë që bëjnë, ndërsa nga
ekonomistët qeveritë vlerësohen edhe për atë që shmangin. Në tetorin e
2013 kemi shmangur rënien nga humnera e një katastrofe financiare. Shqipëria
rrezikonte të mbetej pa para për të paguar rrogat dhe pensionet e fund nëntorit
në 2013. U detyruam të therrisnim zjarrfikësit e FMN dhe i’u nënshtruam një
programi të vështirë ristrukturimi, ku e mbaj mend shumë mirë që njëra nga
kërkesat ishte ulja e rrogave dhe penesioneve, një kërkesë që vendet e tjera në
rajon iu përgjigjen pozitivisht. Ne refuzuam ta ndërmarrim këtë masë të
vetëdijshëm se ishte e padrejtë, që atë rrogë të pamjaftueshme e merrnin me
punë të vështirë.

 

Lufta e brendshme nuk ka
mbaruar 

Rama: Është rezultat i një pastrimi shembullor që iu bë policisë duke
përjashtuar 11% të trupës për shpërdorim detyre nga aktet më shembullore të
shkeljes së ligjit deri tek abuzimet e vogla. Kjo nuk do të thotë që lufta e
brendshme me këtë traditë të shpërdoromit të detyrës ka përfunduar. Është një
luftë që vazhdon me vetëdijen që sot ende në policinë e shteti shfaqen fenomen
me te cilat policia eshtë ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet
përditë 

Nuk ka dyshim, dua që ta
dëgjoni që në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të cmojmë mundin e madh të të
gjithëve ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë policisë së shtetit një
fytyrë të re, duke qënë larg të qënit i shpërblyer.

 

Ja si janë rritur pagat 

Rama: Në 2012, u bë një rritje pagash për policët me diplomë, por cfarë
tregon analiza e bërë më pas? Tregon se përfitimi financiar nga puna i
punonjësve të policisë ka ardhur në rënie. Tregon se punonjësit e policisë në
fund të 8 vjetëve xhiro ishin më të varfër sesa kur filloi xhiroja. Asnjë nivel
në policinë e shtetit nuk ka njohur rritje të pagës reale. Paga reale është
ulur në krahasim me vitin fillestar të qametit 2005. Ja tju them me pak shifra
sesia ka nodhur kjo. Po marr inspektorin e policisë. Midis 2005-2013 paga bruto
e inspektorit të policisë është rritur 18.9%, ndërkohë që po në këtë hark
vitesh çmimet janë rritur 24.2%. Pra fuqia blerëse si inspector ka rënë me
5.3%. Ja tju them si është rritur paga për inspektorin e policisë në këto tre
vjet. 15.3% paga bruto me një rritje cmimesh 4.7% , fuqia blerëse e inspektorit
është rritur me 10%.

Rama: Për 5 vjet kjo polici do
të jetë shembullore në BE

 

Rama:  Në 5 vitet e ardhmshe policia e shtetit nuk do të krahasothet me
sot. Nëse sot kemi ngritur kokën dhe i kemi shpallur krimit një luftë forntale,
në 5 vitet e ardhshme kjo polici do të rendtit ndër policitë më shembullore të
BE për 1001 arsye.

 

Rama: Vitin e ardhshëm do ja
dedikojmë qytetarëve

Rama: Me rritjen e rrogave për policinë e shtetit, pse jo të plotë,
sepse ende duhet të finalizojmë programin e rritjes me dakordësinë e FMN i cili
për hir të së vërtetës nuk e dëshiron një rritje rrogash dhe pensionesh.

Ka një gjë që për mua është
vije e kuqe, sot njërëzit që i shërbëjne këti shteti dhe që pjesa më e madhe
janë përfaqësues familjesh që meritojnë të kenë më shumë duhet të marrin
shpërblimin e parë për koston e reformave. Kemi bërë reforma që të tjerë
përpara nesh jo nuk e kanë bërë, por nuk e kanë çuar në mend se mund të
bëheshin në këtë vend.

Sot prioriteti i qeverisë është
të ndajmë suksesin e reformave pa të cilët  nuk do ishin bërë. Me atë që
në një mjedsi banal duke u përballur me sulme, agresion, baltë kanë bërë të
mundur që reformat të japin sukses. Policia e shtetit është para që ka treguar se
shtet në këtë vend mund të bëeht. Ne në këtë buxhet të vitit të ardhshëm pjesën
kryesore do t’ia dedikojmë njerëzve, familjarëve dhe pensionistëve. Është
detyrim moral, është edhe pranim i një fakti të madh. Reforma i udhëheqim ne,
por ato bëhen bashkë me ju. Ne nuk mnd të themi prisni edhe disa vite të tjera.