Lulzim Basha i përgjigjet letrës së Ramës

78
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur letrës së kryeministrit, i cili kërkoi krijimin e një forumi midis mazhorancës dhe opozitës për dialogun e reformës në drejtësi. Në një prononcim për mediat, kreu i opozitës tha se ende nuk e ka lexuar letrën, por nënvizoi se dera do të jetë e hapur dhe se opozita është pro dialogut. “Nuk e kam lexuar letrën. Sapo ta lexoj do ti kthej përgjigje. Nuk ia kam mbyllur kurrë derën dialogut, jemi për konsnsus”, u shpreh Basha. Ndër të tjera, Basha shprehu kritika për mënyrën se si u dërgua letra. “Vazhdon zakoni i keq. Letra u publikua përpara se të vinte tek unë”, tha ai
Letra e Ramës