Lulzim Basha: Dora ime do te mbetet e shtrirë jo për pazare por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit

514
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar
Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike,
Të dashur miq dhe të ftuar, 
Të nderuar aleatë dhe krerë të partive opozitare,
I dashur Mario David, zv Sekretar i Përgjithshëm i Centrist Demokrat Union, dhe ëpr vite me radhë nënkryetar i Partisë Popullore Europiane, familjes politike europiane të Partisë Demokratike,
I nderuar lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha,
I nderuar President Nishani,
Të dashur drejtues dhe ish drejtues të lartë të Partisë demokratike ndër vite, 
Të dashur demokrate dhe demokratë,
Të dashur bashkqytetarë, zonja dhe zotërinj të rinj e të reja,
Sot në këtë sallë, dhe si në cdo vend tjetër anembanë Shqipërisë, mblidhemi në një orë kritike për të sotmen dhe të nesërmen e vendit tonë.
Dhe le t’i themi gjërat troç. Të gjithë e dimë se punët shkojnë keq, se shoqëria është e shpartalluar, se ekonomia është katastrofë dhe se politika i ka zhgënjyer njerëzit. 
Shqipëria nuk do t’i harrojë lehtë këto vite. Ajo nuk do ta harrojë se shpëtimi i saj nuk është thjesht punë partie. 
Shpëtimi i saj është shqetësimi dhe detyra për të gjithë ne këtu. 
Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë atë si gjithë Europa.
Ato që na bëjnë bashkë janë vlerat që ndajmë, për lirinë, për individin, për dinjitetin njerëzor, për familjen, për pronën, për drejtësinë e vërtetë, për mundësitë e barabarta për secilin.
Ajo që na bashkon sot është shqetësimi që kemi për kaosin ekonomik, për depresionin shoqëror, për krizën kombëtare, për udhëkryqin ku gjendet vendi.
Ne sot mblidhemi nën hijen e një qeverie e cila e ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar sistemin tonë arsimor, ka zhdukur konkurrencën e lirë, ka vjedhur taksat dhe paratë publike, ka rrënuar shëndetësinë, ka plackitur qytetarin për të pasuruar oligarkun, ka demoralizuar brezin e ri, ka mbushur vendin me drogë, ka futur kriminelët në zyrat e shtetit, ka shkretuar Shqipërinë duke detyruar qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugën e mërgimit. 
Kjo qeveri ka kaluar pushtetin në duart e bandave dhe të oligarkëve, ka braktisur njerëzit, ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale e cila vetëm qytetatëve nuk ju shërbën. 
Ne sot kemi një qeveri që ngriti sistemin më të sofistikuar të shitblerjes së votës, një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale. 
Por ne nuk duhet të biem në rehati nga justifikimet. Ne duhet të gjejmë guximin dhe ta pranojmë: PO, ata kanë dështuar – por edhe ne nuk ja dolëm. 
Ne nuk ja dolëm ta kurorëzonim me sukses betejën tonë historike për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ja dolëm të ndanim njëherë e mirë politikën nga krimi, nuk ja dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politikë ti conim para drejtësisë. 
Por në këtë Kuvend të madh kombëtar, duke lënë pas humbjen dhe zhgënjimin, le ta shikojmë sot njëri-tjetrin në sy dhe të themi njëzëri: KURRË MË!!
Sigal