Lulzim Basha, çdo të premte takim me qytetarët

52

Kryetari i Bashkisë të Tiranës, po kthen në një rit pune takimin e së premtes me qytetarë të Bashkisë së Tiranës. Që kur Lulzim Basha erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, para një viti, solli edhe një risi në ndërtimin e marrëdhënieve të tij me qytetarët. Çdo të premte, dyert e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha janë të hapura për këdo qytetar, i cili do të bashkëbisedojë drejtpërdrejt me Kryebashkiakun për problemet dhe shqetësimet e tij. Edhe pse, janë ditë gushti, dje Kryebashkiaku Basha ka pritur me dhjetëra qytetarë, duke diskutuar bashkërisht për problemet dhe shqetësimet e tyre, dhe jo vetëm. Qytetarët bashkëbisedojnë me kryetarin e tyre edhe për problemet e përbashkëta të kryeqytetit, duke i afruar Kryebashkiakut edhe mendime dhe opinionet e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës, mban shënim për çdo qytetar dhe u premton atyre se në një ndërkohë më të mundshme, do t’u japë përgjigje të drejtpërdrejtë. Në këto takime kryebashkiak-qytetarë rritet edhe ndjenja e përgjegjësisë të të zgjedhurit ndaj qytetarëve, por, më kryesorja, qytetarët binden se i zgjedhuri i tyre është pranë tyre, duke ndërtuar midis tyre ndjenja të mirëbesimit reciprok.