Edi Rama në Kosovë: Qeveria e tij do të mbështetë Dokufest

760
Sigal

Kryeministri i ri, Edi Rama, menjëherë pasi mbaroi takimin dyditor të qeverisë së tij në Vlorë, dje ka shkuar në Kosovë, ku është takuar  me Kryeministrin Thaçi, por edhe me artistë e figura të shquara të Kosovës. Kjo vizitë e Kryeministrit të ri Edi Rama, natyrisht, ka qenë jo zyrtare, por është në kuadrin e njohjes dhe të përpjekjeve që bën Edi Rama për një njohje të problemeve edhe në Ballkan, e sidomos në Kosovë. Edi Rama në këtë vizitë në Kosovë shoqërohej edhe nga ministri i tij i Jashtëm, Ditmir Bushat. Edi Rama është takuar edhe me Veton Surroi. Në një postim të bërë në rrjetin e vet social, Kryeministri Edi Rama shkruan: “Vitin tjetër edhe qeveria e Shqipërisë do mbështesë Dokufest në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës”. Madje, duke publikuar edhe një foto nga takimi i tij me Veton Surroi, Edi Rama shkruan, se shembulli i drejtorit të Dokufest-it është një leksion që duhet marrë: “Me Vetonin, drejtorin e Dokufest Prizren – Festival i shkëlqyer Ndërkombëtar Film dhe Foto. Leksion  për t’u marrë”.