Lufta kundër kanabisit/ Tahiri-Motta: Ka bashkëpunim mes dy vendeve

464
Sigal

 

Ministri i
Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti dje Prokurorin e Antimafias në Leçe të
Italisë Cataldo Motta dhe zëvendësprokurorin e Republikës, Guglielmo Cataldi.

Gjatë takimit u
vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes autoriteteve ligjzbatuese në të dy
vendet, si dhe nevoja e zgjerimit dhe intensifikimit të këtij bashkëpunimi.

Prokurori Antimafia
vlerësoi se bashkëpunimi ka qenë i frytshëm dhe veçoi vullnetin e qeverisë
shqiptare për të luftuar fenomenet kriminale.

Kemi ardhur në Shqipëri sepse ka
bashkëpunim, ndryshe nuk do të vinim”,
tha gjatë takimit Prokurori Motta. Ai
evidentoi në takim nevojën për një bashkëpunim mes palëve, përmes veprimeve
hetimore të përbashkëta.

Ministri Tahiri
u shpreh se Policia e Shtetit është e gatshme për çdo nismë të përbashkët për
hetime kundër trafikut të drogës.

Bashkëbiseduesit
theksuan se prezenca e Policisë italiane, përmes misioneve të saj në Shqipëri, është
një dëshmi e fortë e bashkëpunimit dhe garanci për transparencë. Palët
nënvizuan gjithashtu se një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të
parandaluar paligjshmëritë.

Ata theksuan
mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në
sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit, për administrimin e
kufijve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për
këtë qëllim.