Luan Shmilli: PS që nuk shlyen gjobat, PD që trembet nga gjobat e reja

417
Sigal

Sot një stacion televiziv dha njoftimin se shumë ministra dhe politikanë të djathtë dhe të majtë kanë gjoba të pashlyera, marrë në kundërvajtje me veturat e tyre luksoze. Nuk përbën çudi ky lajm që hapet me ministrin aktual Veliaj dhe vazhdon me të tjerë ministra të qeverisë aktuale, Rama e të ish qeverisë Berisha!  Të bën përshtypje se dhe politikanë “klasi” si e vetëquan veten Kastriot Islami e që ka 10 gjoba pa shlyer, nuk pyesin vet për shtet, ndërsa trumbetojnë forcim shteti dhe drejtësi ligjore!  Ndërkohë dhe opozita Berisha dhe ajo e të klonuarit Basha, me zëdhënësja të tyre, apo shfaqje teatrale në mbledhjet përkujtimore të partisë së vdekur PD, pa shlyer gjobat e marra, trumbetojnë se shteti me Policinë Rrugore po kosit qytetarët! Ndërsa Rilindja trumbeton shtet ligjor dhe ministrat me gjoba, kot opozita e vdekur PD, ulërin se qytetarët po dhunohen, kur vet ka disa dhjetëra raste ministrash e oborrtarësh të Saliut,  përplot me gjoba!  Vështirë për ne Alienët e Lëvizjes Shqiptare “5 Yjet” të kuptojmë se kush ka të drejtë! PS që nuk shlyen gjobat,  apo PD që trembet nga gjobat e reja!  Një gjë është e qartë: Policia rrugore në të dy rastet ka vepruar shumë mirë dhe duhet me forcë të zbatoi ligjin, kurse gjoba mbledhësit për mos shlyerje të ministrave dhe politikanëve (jo qytetarëve të thjeshtë) duhet tua shtojnë kamatëvonesën pse jo me 200 lekë të reja për çdo ditë vonesë! Kjo sepse janë ministra, nëpunës shteti dhe politikanë! Kjo për Lëvizjen Shqiptare “5 Yjet” do të quhej masë e drejtë dhe Gijotinë ligji! E kundërta do të duhet të vuajmë marrëzitë politike të 23 vjetëve mashtrim dhe poshtërsi politike, ku një Alien (shiko foton) i ardhur së pari në vitin 1993 e gjeti Shqipërinë keq, por me vende pune, ku njerëzit punonin dhe kishte industri e bujqësi që duheshin urgjent rinovuar; ndaj dhe iku Alieni, për t’u rikthyer sërish këto ditë dhe mjerisht jo vetëm industri e vende pune nuk ka, por gjeti dhe ministra dhe politikanë që gjobat e shumta nuk i kanë likuiduar me shtetin! Alieni ka zbritur në Shqipërinë e mjerë për ndryshim epokal! Ai është nxitës i demokracisë së drejtpërdrejtë të Sovranit dhe ka krijuar bërthamat e para të lëvizjes shqiptare “5 Yjet”, lëvizje kjo simotër e M5S të Beppe Grillo në Itali! Nuk ka kryetare, sekretare, partiçka e kuota!…Njësh je ti, unë, ai, ajo! Afrohu, vetëkrijo nuklet me qytetarë dhe ti mund të jesh, menjëherë Alien!.