Rama kalon, ministrat mbetën në klasë

447
Sigal

 “Barometër 24”: Aksioni ‘Fundi i Marrëzisë’ dështim, ‘Gjobat’, OK!

 Eduard Zaloshnja  

 Pothuaj treçereku i elektoratit aktiv urban mendon se aksioni kundër lojërave të fatit të paligjshme, i koduar “Fundi i Marrëzisë”, nuk solli fundin e marrëzisë së lojërave të fatit. Kjo është gjetja kryesore e këtij muaji në sondazhin periodik “Barometër24”, të zhvilluar nga unë për televizionin NEVvS 24. Në nëntor, treçereku i të anketuarve ishin për mbylljen e të gjitha lokaleve të lojërave të fatit – edhe ato të ligjshme.

Më pozitiv është opinioni për fushatën e gjobave të policisë rrugore – mbi 3/5 e elektoratit aktiv urban mendon se fushata e gjobave të policisë rrugore ka qenë jo abuzive. Ndërkohë, kuota pozitive e kabinetit ministror të përzgjedhur nga Edi Rama ka mbetur nën nivelin kritik 50%. Aktualisht, vetëm 47% (si në dhjetor) e të anketuarve në kampionin prej 1200 votuesish aktivë urbanë kanë opinion pozitiv për ekipin e ministrave, ndërkohë që 57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën aktuale në 23 Qershor.

Kampioni i “Barometër-24” anketohet periodikisht çdo muaj dhe është përzgjedhur në fillim të tetorit ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Rreth 57% e të anketuarve kanë votuar majtas në 23 Qershor, 39% djathtas dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009, por jo në 2013. MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR për kampionin është Plus/Minus 2.8%.

Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – vazhdon të mbetet nën 50% Aktualisht, vetëm 47% e të anketuarve të “Barometër24” mendojnë se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen e re, nga 60% që mendonin kështu në tetor. Vetëm 43% mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti, nga 55% që mendonin kështu në tetor.

Kuota pozitive për Kryeministrin Rama ka mbetur në nivelin 52%, nga 57% që ishte në tetor. Kuotat pozitive për PD-në dhe kryetarin e saj Basha kanë një rritje të lehtë këtë muaj (përkatësisht janë 32% dhe 40%), ndërsa kuotat pozitive të LSI-së dhe kryetarit të saj Meta kanë pësuar një përmirësim modest prej 1%. Më poshtë vijojnë të dhënat e hollësishme të anketimit, i cili u zhvillua me telefon në periudhën 7-13 dhjetor (Grafikët janë bashkëngjitur).

Ç’ opinion keni për fushatën gjobave të Policisë Rrugore?  
Korrekte Abuzive S’e di
61% 35% 4%

A pati efekt aksioni kundër lojërave të fatit?
Po Jo Nuk e di
6% 73% 21%

A mendoni se gjendja ekonomike e familjes suaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji Po Jo Nuk e di
Tetor 49% 26% 25%
Nëntor 48% 29% 23%
Dhjetor 39% 37% 24%
Janar 38% 40% 22%

A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji Po Jo Nuk e di
Tetor 55% 28% 17%
Nëntor 55% 30% 15%
Dhjetor 41% 38% 21%
Janar 43% 39% 18%

A mendoni se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?
Muaji Po Jo Nuk e di
Tetor 60% 21% 18%
Nëntor 61% 25% 14%
Dhjetor 43% 53% 4%
Janar 47% 52% 1%

Opinioni për Kryeministrin Rama
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor* 57% 39% 4%
Tetor 57% 34% 9%
Nëntor 56% 36% 8%
Dhjetor 52% 37% 11%
Janar 52% 38% 10%

*57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për ekipin e Ministrave
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor* 57% 39% 4%
Tetor 51% 34% 15%
Nëntor 52% 35% 13%
Dhjetor 47% 36% 17%
Janar 47% 37% 16%

*57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Grupin Parlamentar PS
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor* 42% 39% 19%
Tetor 47% 36% 17%
Nëntor 47% 37% 16%
Dhjetor 47% 38% 15%
Janar 47% 39% 14%

*42% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 19% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Kryetarin e PD, Basha
Muaji Negativ Pozitiv Asnjanës
23 Qershor* 57% 30% 13%
Tetor 44% 41% 15%
Nëntor 45% 40% 15%
Dhjetor 45% 40% 15%
Janar 46% 40% 14%

*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23Qershor, 57% kanë votuar për maxhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Grupin Parlamentar PD
Muaji Negativ Pozitiv Asnjanës
23 Qershor* 57% 30% 13%
Tetor 51% 29% 20%
Nëntor 55% 30% 15%
Dhjetor 56% 30% 14%
Janar 57% 32% 11%

*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për maxhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Kryetarin e LSI Meta
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor* 10% 39% 51%
Tetor 44% 39% 17%
Nëntor 44% 40% 16%
Dhjetor 46% 40% 14%
Janar 47% 39% 14%

*10% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Grupin Parlamentar LSI
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor* 10% 39% 51%
Tetor 37% 39%