Luan Rama: Papërgjegjshmëri dhe abuzim!

590
Nënkryetari i Partisë socialiste për Intergrim Luan Rama në një status në rrjetin social Facebook është shprehur se Kryeministri është i papërgjegjshëm. Ai thekson se në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit.
Statusi i tij i plote:
Papërgjegjshmëri dhe abuzim! 
Këtë dëshmon Kryeministri i Rilindjes me të ashtuquajturën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën!
Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke perdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ’60 te shekullit te kaluar!
Një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës! 
Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit.
Një veprim aspak etik e i pamoralshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me qasjen europiane të qeverisjes si shërbim ndaj qytetarëve e si përgjegjësi në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë!
Një praktikë tipike komuniste e demaskimit në popull, por me një ndryshim; demaskimi komunist formalisht bazohej në ligj, ndersa demaskimi rilindas edhe formalisht është i paligjshëm!
Përpjekje e dështuar, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupsioni elektoral !
Sigal