LSI /Sekretari I Përgjithshëm Indrit Brahimllari dhe deputetët Nasip Naço e Gledjon Rehovica ndezin motorrët e fushatës në Berat

55
Më 18 Qershor 2017 do dyfishojmë rezultatet e zgjedhjeve të arritura në 2013
Në mesditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim në Bashkinë Berat ka ndezur motorrët e fushatës ku primarë në këtë rast ka qënë takimi me strukturat e saj si dhe caktimi i 8 koordinatorëve 4 për qytetin dhe 4 për Njësitë Administrative. Të pranishëm ishin sekretari përgjithshëm Endrit Brahimllari, sekretari politik i LSI-së për Qarkun e Beratit Nasip Naco, deputeti I zonës, Gledion Rehovica si dhe kryetari Bashkisë njëherësh edhe kryetari kësaj partie për Bashkinë e Beratit Petrit Sinaj. Sekretari pergjithshem i Lsi-se Brahimllari tha se ky është takimi i parë që unë e organizoj dhe marë pjesë, por dua t’ju them se rruga e vetme për të dyfishuar rezultatin ose për të trefishuar atë, është puna në organizatat e partisë, është puna që duhet të bëjë secili nga ne me ju dhe me anëtarësime në bashkinë e Beratit. Ne si LSI kemi deputetë nga qarku i Beratit, por kemi dhe një përfaqësim shumë të fortë në pushtetin vendor, kjo është një mundësi që të kemi një rritje spektakolare në Qarkun e Beratit. LSI ka një qasje shumë të qartë përsa i përket politikës, sepse LSI është alternativa e kompromisit, është alternativa e bashkëpunimit . Naço tha se Vota në Berat nuk jepet , por ajo merret duke fituar besimin tek qytetarët. Rehovica tha se puna jonë duhet të shtrihet në bazë atje ku dhe janë votat, puna jonë duhet të konsistojë tek konsolidimi i strukturave dhe shtimi i anëtarve të Lsi-së në të gjithë Qarkun tonë e më gjerë. Më herët Petrit Sinaj tha se LSI-ja në Berat ka si objektivë dyfishimin e votave në Berat në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 krahasuar kjo me zgjedhjet e 2013. Një tjetër objektiv, Sinaj në cilësinë e kreytarit të LSI-së për bashkinë Berat tha se është dyfishimi i radhëve të anëtarësisë si dhe të kordinimit të punës me strukturat dhe kryesisht me LRI-në dhe me LGI-në. Faktorë të cilët do të na sjellin fitoren në 2017 në Berat.