Kush është koka e çmendur që po i çmend të gjithë? Ja si përgjigjet Meta

422
Kush është koka e çmendur që thotë Ilir Meta? Saimir Tahiri, Edi Rama, apo Donald Lu? Kreu i Kuvendit mbështet publikisht kryeprokurorin Llalla, të akuzuar nga amerikanët se pengoi reformën dhe shkeli Kushtetutën.

Cila është arsyeja e këtij konflikti të paprecedentë dhe përse Ilir Meta u bë me njërën palë? A sakrifikoi Manjanin për pajtimin me Ramën, apo për betejën finale me Kryeministrin?

Sigal

Intervista:

Sokol Balla: U kam dhënë një premtim, që pyetja e parë do të jetë kush është koka e çmendur që po çmend gjithë këtë vend?

Ilir Meta: Irracionaliteti në politikë dhe në debatin publik është fenomenin që duhet të na tërheqë vëmendjen për të qenë më të qetë, më racionalë edhe për t’u qëndruar larg këtij fenomeni për të cilin ka shkruar i madhi Dritëro Agolli gati 23-24 vite më parë. Ai duke dëgjuar parlamentin e asaj kohe shkroi disa vargje që kanë mbetur për fat të keq aktuale edhe sot.

Sokol Balla: Një nga fjalët për Dritëroin thatë që humbët një person tek i cili shkonit për një këshillë të mirë. ju kam parë në një javë jo të zakontë për ju, ku ajo shprehja me “qetësi nuk kishte vend?

Ilir Meta: Ka qenë e qetë, por tensioni publik ka qenë i nxehtë dhe për sa i takon Dritëroit i kam takuar bashkëshortes së tij, që do të bëjë edhe unë një libër për Dritëroin, kujtimet e mia.

Sokol Balla: Përse cituat atë poezi të Dritëroit në atë konferencë?

Ilir Meta: Ishte një mesazh për të qetësuar debatet ndaj të gjithëve, përfshirë edhe email-in që ndezin gjakrat më shumë seç duhet dhe ndonjëherë keqraportojnë duke nxitur debate të tepërta.

Sokol Balla: Ajo konferencë ishte momenti kur ju bazuar në prova dhe shkresa të grumbulluar nga prokuroria e përgjithshme, kur u bëtë palë në një konflikt të pashembullt mes prokurorit dhe ambasadorit Lu.

Ilir Meta: Nuk jam bërë palë në asnjë konflikt me askënd. Jam palë me transparencën dhe të vërtetën, sidomos kur bëhet fjalë për një të vërtetë që ka ndodhur në kuvendin e republikës së Shqipërisë, ku u hodh shorti. Kam patur për detyrë dhe kam ndjerë për detyrë që thjesht të bëj transparencën maksimale të procesit që kishte ndodhur, por edhe pas procesit, duke kërkuar të dhëna shtesë në mënyrë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme që menjëherë janë publikuar në faqen e Kuvendit dhe që ndoshta nuk janë të sakta dhe unë akoma pres që nëse ndonjë prokuror apo prokurore është përjashtuar nga e drejta që i jep ligji dhe plotëson kriteret, atëherë unë do të kem një qëndrim tjetër edhe ndaj Prokurorit të Përgjithshëm. Por deri më tani nuk na ka rezultuar.

Sokol Balla: Kur thoni që procesi i transparencës nuk është bërë i plotë pasi thatë që po grumbulloni dokumente të reja, përse nuk pritët të gjitha këto për të patur një mendim final?

Ilir Meta: Për mua e keni këtë kritikë?

Sokol Balla: Jo, është pyetje.

Ilir Meta: Deklarata ime nuk ka rritur tension, por ka sjellë sqarime të deritanishme. Nuk ka qenë detyra e Kuvendit për të kryer këtë proces, ka qenë një institucion tjetër që do të niste këtë proces. Në këto kushte, Kuvendi mori nismën për të zhbllokuar këtë proces dhe besoj se mori kohën e duhur. Unë nuk e hodha shortin brenda 24 orëve, por e shtyva me disa ditë për të bërë publik emrat e kandidatëve. Ka qenë vetëm një ankesë e një gjyqtareje, që pranonte se nuk plotësonte kërkesat e ligjit. Kemi sqaruar se kuvendi nuk bën interpretimin nëse plotësohen apo jo kriteret. Nëse dikush ankohet, atëherë çështja mund të shkojë në gjykatë. 

Sokol Balla: Akuzat e Lu?

Ilir Meta: Jam habitur nga deklaratat dhe kam pyetur nëse prokurori ka bërë lëvizje për prokurorë që kanë plotësuar kushtet. Prokuroria rezulton që, sipas shkresave të saj, vetëm këta tre prokurorë plotësonin kushtin që duhet të jenë magjistratë. 

Sokol Balla: Çfarë ndodhi? U çmend ambasadori amerikan?

Ilir Meta: Nuk e di. Ose ka info që unë nuk e kam ende, ose është keqinformuar. Nuk besoj se ambasadori ka për qëllim që të dëmtojë imazhin e Kuvendit. 

Sokol Balla: Një nga akuzat e Lu ishte fakti që ka patur përpjekje për të marrë serverin e ILDKPI, ku janë deklaratat e pasurive të njerëzve të drejtësisë me qëllim manipulimin e saj për të penguar reformën në drejtësi. Asnjë nga këto akuza nuk ju duket të njohura?

Ilir Meta: Kemi një marrëdhënie shumë të qëndrueshme, transparente me ambasadorin dhe ambasadën e SHBA, që na ka mbështetur për reformën në drejtësi. Kemi komunikim të herëpashershëm për të ndjekur zbatimin e reformës. Nuk kam patur asnjë shqetësim lidhur me hedhjen e shortit për KED, të shprehur nga ambasada apo misioni OPDAT. Kam patur një shqetësim përpara 2-3 javës, kur Prokurori i Përgjithshëm shpall procedurat për zgjedhjen e zv.prokurorit të Përgjithshëm që është një pozicion i ri dhe pretendimi ka qenë që me një interpretim më të plotë të paketës, ky zv.prokuror zgjidhet nga prokurori i ri i përgjithshëm kur i mbaron mandati prokurorit aktual. Pas kësaj jemi konsultuar me juristët e Kuvendit dhe dolëm në përfundimin që ky shqetësim qëndron. Për rastin konkret unë nuk kam një shqetësim konkret përveç deklaratës publike.

Sokol Balla: Për sa i përket akuzës së ambasadorit për ILDKPI…

Ilir Meta: Unë për këtë çështje, pasi kreu i ILDKPI-së, Ganaj ka ngritur këtë shqetësim, jam takuar me të. Jam takuar disa herë me zotin Ganaj dhe zotin Llallaj. I kam kërkuar Prokurorit dhe Ganajt që të jenë bashkëpunues me njëri-tjetrin, duke respektuar ligjin. Kanë patur këndvështrime të ndryshime lidhur me kompetencat për të zhvilluar këtë proces hetimor. Ajo që kam këmbëngulur është që çdo veprim të ishte i ligjshëm dhe të respektohej vendimi i gjykatës. Gjykata ka dhënë një vendim që është respektuar. Nuk mund të paragjykoj qëllimin sepse të hetosh mbi të vetmin institucion hetimor që ka Shqipëria është një përgjegjësi e madhe. Kam qenë në dijeni të kësaj situate dhe jam përpjekur për normalizimin.

Sokol Balla: Asnjë nga shqetësimet e Lu nuk ju rezultojnë të bazuara?

Ilir Meta: Nëse ambasada vjen nesër dhe më sjelle një emër prokurori që plotëson këto kushte, atëherë kjo është një çështje shumë e drejtë.

Sokol Balla: Nuk rezulton pengesë?

Ilir Meta: Nëse quhet pengesë një njeri që respekton ligjin, kjo është çështje tjetër.

Sokol Balla: Akuzat e kryeprokurorit i ndoqët? Ka një koincidencë që deklaratat e zotit Lu kanë ardhur një ditë pasi ju keni marrë letrën e zotit Llalla për këto akuza. 

Ilir Meta: Ajo letra do të ketë disa ditë më shumë, por nuk shoh ndonjë lidhje për publikun. Ajo ka qenë letër për Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit.

Sokol Balla: Thatë që reforma në drejtësi është pronë e shqiptarëve, por pati një sponsor të fuqishëm SHBA. Zoti Lu është një ambasador i posaçëm dhe e ka një të drejtë ekstra për të thënë diçka më shumë?

Ilir Meta: Patjetër. Ambasadori ka një vend të veçantë sepse Amerika ka një vend të veçantë në raportet tona. Të jeni të sigurt që po të ishte ambasadori i një vendi modest, shumë prej veprimeve dhe sjelljeve do të ishin të papranueshme. Por përderisa kemi vendosur që SHBA janë aleati ynë strategjik dhe ata kanë investuar mjaft për shqiptarët, ne padyshim që pranojmë edhe kritika, edhe publike. Kemi nevojë të përmirësohemi më tej, por asnjë ambasador nuk mund të zëvendësojë institucionet sepse nuk e ndihmon Shqipërinë që të ecë përpara dhe të ndërtojë institucione të qëndrueshme. Kontributi më i madh që mund të jepet është gjithmonë në partneritet.

Sokol Balla: A është bashkëpunimi me ambasadorin Lu?

Ilir Meta: Raporti im është tepër solid dhe tepër i vërtetë. Nuk kam dëgjuar DASH-in që të ketë thënë ndonjë gjë për KED. Të gjithë ne e mbështesim ambasadorin Lu, por keqinterpretimi ndonjëherë nuk është i mirë dhe nuk ndihmon askënd.

Sokol Balla: Në ç’kuptim?

Ilir Meta: Përpjekja për të kthyer një pozicion normal mbështetës për ta bërë për një çështje konkrete.

Sokol Balla: Kjo shpjegon edhe pse mbajte qëndrim të rreptë në atë dalje për mediat?

Ilir Meta: Ka qenë transparencë. Unë po pres që ka prokurorë që plotësojnë kriteret dhe të dalë

Sokol Balla: U përdor për herë të parë termi sorosian, është bërë popullor edhe në Amerikë edhe këtu. Soros është akuzuar dhe anatemuar se ka mbështetur një grup të rinjsh, përfshirë Edi Ramën në PS. Këto akuza deri diku i bëri Ylli Manjani dhe fronti antisorosion, cili është pozicioni juaj?

Ilir Meta: Për mua kanë rëndësi marrëdhëniet me SHBA. Nuk ka rënësi se kush fiton atje dhe cila është administrata atje. E rëndësishme është që ky të jetë një raport i fortë dhe interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve të respektohen.

Sokol Balla: Interesat e Soros devijojnë nga kjo?

Ilir Meta: Nuk dua të komentoj interesat e Soros, ai miliarder është. Qëllimi i tij është të fitojë sa më shumë ku të mundet. Nëse Soros dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, kjo është pozitive, por nëse përpiqen të krijojnë probleme të panevojshme, apo të identifikohen si përfaqësues të politikës së SHBA, kjo është çështje tjetër.

Sokol Balla: Keni ndonjë sinjal për këtë?

Ilir Meta: Jo. 

Sokol Balla: Edhe ju keni folur për media sorosiane.

Ilir Meta: Nuk ka ndonjë gjë që të keqe që disa media financohen nga Soros.

Sokol Balla: A ka ndonjë problem LSI me reformën në drejtësi?

Ilir Meta: Ka një problem të madh sepse duke qenë forca më transparente për reformën në drejtësi ka një pakënaqësi të madhe nga gjithë aktorët e tjerë që nuk kanë dëgjuar me vëmendje kërkesat e drejta dhe transparente të LSI-së, sepse po ti kishin dëgjuar reforma do kishte filluar të zbatohej prej kohës. E them këtë sepse kemi mbështetur qartë reformën dhe kemi bërë të qartë që kjo reformë mund të ketë sukses nëse bazohet tek dy kolonat, Venecia dhe konsensusi. Gjatë gjithë këtij procesi qëndrimi ynë ka qenë më i qarti dhe më i qëndrueshme nga fillimi deri në fund. 

Sokol Balla: Si gjykoni masat e marra nga ambasada për heqjen e vizave për 23 gjyqtarë dhe prokurorë, përfshirë edhe Llallën?

Ilir Meta: Me aq sa kam unë informacion, për kryeprokurorin, bashkëshortja e tij ka lindur më 31 dhjetor dhe meqënëse ajo ka patur një vizë diplomatike 5-vjeçare, unë mendoj që SHBA kanë bërë shumë mirë që i kanë hequr vizën bashkëshortes së zotit Llalla dhe nëse e kërkonin rregullat e tyre që të hiqej edhe bashkëshorti, por kjo nuk ka të bëjë me raportin me Prokurorinë e Përgjithshme si institucion, jo thjesht me zotin Llalla si individ.

Sokol Balla: U duk sikur nga ambasada po vinte sugjerimi që Llalla ka shkelur ligjin, Kushtetutën për një shkarkim të Llallës dhe sikur ju e mbrojtët.

Ilir Meta: Unë e kam kuptuar që ambasadori ose ka të dhëna për prokurorë dhe prokurore të caktuar janë përjashtuar në mënyra të ndryshme nga zoti Llalla,  ose ka qenë i keqinformuar nga dikush që ai e beson plotësisht dhe ka marrë këtë qëndrim.

Sokol Balla: A ka një mundësi të tretë që i ka këto informacione dhe nuk ka besim ti ndajë më institucionet e vendit, përfshirë Kuvendin?

Ilir Meta: Vendi ka institucionet e veta dhe askush nuk mund të bëjë rolin e 

Sokol Balla: Mund të ketë përjashtim për politikanët?

Ilir Meta: Nuk e di. Nuk më intereson fare sepse është kompetencë e zyrës konsullore të ambasadës.

Sokol Balla: Masat që po merr ambasada për pezullimin, revokimin apo edhe moslejimin e aplikimit, keni ndonjë koment? Këto po interpretohen si masa ndëshkuese në prag të vettingut. Gashi u anatemua nga SHBA për këtë.

Ilir Meta: Pse është anatemuar zonja Gashi? Ajo duhet të përgëzohet sepse njësia e dekriminalizimit që ajo drejton po jep rezultate shumë të mira. 

Sokol Balla: Folët si Adriatik Llalla në letrën që ju ka dërguar ju?

Ilir Meta: Kam marrë një letër nga zonja në fjalë. Jam habitur nga mënyra sesi është trajtuar, por nuk dua të bëj koment për këtë. 

Sokol Balla: Jeni habitur, por nuk keni koment?

Ilir Meta: Nuk do të ketë dy procese vettingu. Pra një proces vettignu i konsullatës amerikane, do të ketë vetëm një proces vettingu që do të bëhet sipas institucioneve shqiptare me monitorimin e institucioneve ndërkombëtare të monitorimit.

 

Vazhdon…