LSI publikon “sondazhin” e vet: Katër qarqet ku luftojmë me PS, dy zonat ku jemi të parët

454
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shpallur hapur ‘luftë’ Partisë Socialiste, aleates së saj në qeveri, për zgjedhjet e 25 qershorit dhe konkretisht për qarkun e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama pohoi i bindur se në Tiranë forca që ai përfaqëson do të dalë e para, duke kryesuar kështu dhe ndaj PS-së. Nga ana tjetër ai u pyet dhe për faktin nëse rrezikon zgjedhjen si deputet, pasi është i 5-ti në listë, për faktin që tashmë opozita u fut në zgjedhje. Mes të tjerash Luan Rama tha se LSI del e para në Berat dhe Gjirokastër dhe do ‘luftojë’ përballë PS në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.

“Asnjë kushtëzim nuk ka pasur LSI prej faktit nëse opozita do të futet apo jo në zgjedhje. Ju siguroj se do kisha të njëjtën garanci edhe nëse do isha i dhjeti. Luftojmë përballë PS për vendin e parë në Tiranë, në Durrës, Elbasan, në Fier, absolutisht qe jemi të parët në Berat dhe Gjirokastër.”, tha Luan Rama.
Sigal