LSI: Për 4 vitet e ardhshme, 0 tatim mbi fitimin në bujqësi

Panariti dhe kandidatët e tjerë për deputetë në qarkun e Korçës, takim në Bulgarec me banorë të zonës. Ai paraqiti programi qeverisës i LSI i cili bazohet në 2 shtylla kryesore: bujqësia dhe turizmi.
Duke u ndalur tek sektori bujqësor, Panariti paraqiti para fermerëve propozimin e LSI per 0 tatim mbi fitimin në këtë sektor për 4 vitet e ardhshme, 0 taksat për imputet bujqësore në mënyrë që të rriten ekonomia personale dhe indirekt ekonominë kombëtare.
Panariti: Duhet te rinegocijojme marreveshja e tregetise se lire, te mbrojme prodhimin vendas, prodhimi i importit i cili subvencionohet ne vendin e origjines do ti kufizohet hyrja ne tregun tone ne te njejten kohe me prodhimin vendas.
Bujqesia duhet te financohet te pakten ne nivelin e vendeve te rajonit. Me aq sa ky sektor ka patur ne dispozicion keto 4 vite, kemi 2 fishuar eksportet, kemi 3 fishuar siperfaqet e serave dhe kemi nje nr konsiderueshem pika grumbullimi, kemi dhene ekonomite shqiptare 2 miliard euro. Une besoj se me kete program realist i ndertuar ne menyre krejt analitike, do ta cojme bujqesine ne dyfishim te ardhurave qe ajo do te jape.
Korca kerkon me shume pika grumbullimi, fabrika perpunimi sepse njerezit punetore te ketij qarku meritojne mbeshtetje tone.
Programi i LSI ka nje qasje te re, pragmatike ndaj arsimit si baze solide ne formimin e gjenerates se re.
Ne fjalen e saj, kandidatja B Paskali theksoj rolin e grave dhe tw rinjeve ne politiken aktuale.
Rinia shqiptare po vuan papunesine. Ne duan ti orjentojme qe te shkojne tek ato profesione te cilat sigurojne vende pune te mirepaguara. Plot 100 mije vende pune vetem per te rinji.
Grua sidomos ne zonat rurale te perfitojne ne mbeshtetje financiare me kredi me intetesa te uleta prej 2 % per te nisur nje aktivitet. Kemi parashikuar kurse kualifikime sipas zonave ke banojne, per te mbeshtetur kontributin e tyre ne ekonomine familiare. Pagat deri ne 300 mije lek te mos jene subjekt tatimi.Panariti: Zhvillimi i ekonomise shqiptare, i kushtezuar nga rritja e sektorit bujqesor dhe blegtoral.