LSI merr dy vendime pas mbledhjes së kryesisë, Vasili: Mbi Ramën rëndojnë tre akuza

464
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi kryesinë dhe grupin e saj parlamentar për të marrë disa vendime.

Në fund të takimit u raportua se është vendosur që të vijojë aksioni opozitar në koordinim me Partinë Demokratike.

Vendimi i dytë i LSI është ai për mbështetjen e plotë për punën e komisionit të reformës së zgjedhore të opozitës së bashkuar.

Nga ana tjetër, LSI vazhdoi edhe të martën denoncimet, fillimisht duke e nisur me ligjin për rininë.

Ndërkohë pasdite, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi situatën në vend pas arrestimit të Redjan Rrajës për ngjarjen e rëndë në Durrës.

Vasili tha se prokuroria duhet të veprojë edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Opozita në 4 shtator 2018 e paditi ne Prokurori Edi Ramën sepse Rama kërcënoi oficerin Nuhu.

Me këtë deklarim publik, kryeministri kërcënoi në atë kohë komisarin në kushtet e të qenurit në punë. Ai ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ndërhyri në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohen me 2 deri në 4 vite burg.

Rama tha në atë kohë se Nuhu e shfrytëzoi rastin me qëllim fitimin e azilit politik, bile deklaroi: “Shpresoj që ju të zbardhni githcka lidhur me një horr të kthyer në hero. Në vend që të dënohej nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”.

Lexoni sot deklarimet e Emiljano Nuhut që ka denoncuar Redian Rrajen në ato kohë kur sulmohej nga Edi Rama”, shkruan Vasili.