Lotaria Amerikane, si duhet të përgatiteni për intervistë

625
Ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se 3 tetori ishte dita e parë e intervistave për programin e Lotarisë DV-2018. “Ne kemi punuar shumë për t’i bërë gati për intervistë të gjitha dosjet”, thuhet në njoftimin e zyrës konsullore. Të gjithë ata që janë aplikuar gjatë tetorit 2016 dhe janë shpallur fitues në maj 2017, tashmë kanë nisur të paraqiten në ambasadën amerikane për të marrë vizën. 

Ndërkohë, përpara intervistës tuaj për vizë, Departamenti amerikan i Shtetit rekomandon të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacionin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshortin/en tuaj në atë aplikim fillestar (edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshorti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm.

Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë nënkuptohen fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtrit- fëmijët e bashkëshortit/es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësisht nëse jetojnë me ju ose jo. Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografinë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografive në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.

Mosdeklarimi i bashkëshortit/es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohet. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, ju nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshort/e me të cilën ishit i martuar (pra, statusi juaj civil ishte “i martuar” në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë. Ju mund të rishikoni kriteret e pranueshmërisë online.

Gjithashtu, fituesit ftohen që t’i dërgojnë dokumentet e kërkuara nё Seksionin Konsullor me postë të shpejtë dy javё pёrpara datёs sё takimit (duke përfshirë dëftesën origjinale të shkollës së mesme dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit e të përkthyer në Anglisht, si dhe diplomën e shkollës së lartë nëse e keni mbaruar). Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Një datë e re interviste do të caktohet vetëm pasi t’i keni sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara (nёse do tё ketё numra vizash nё dispozicion).

“Vizat në dispozicion të Lotarisë Amerikane (DV) janë subjekt i kufizimeve numerike. Aplikantёt e Lotarisё tё cilёt dёshirojnё tё marrin vizё duhet tё jenё tё pёrgatitur qё tё veprojnё me shpejtёsi duke i dorёzuar tё GJITHA dokumentet nё ditёn e intervistёs. Nëse një aplikanti Lotarie nuk i është lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga KCC, vizat e vëna në dispozicion të aplikantëve të Lotarisë mund të mos jenë të garantuara për ta”, theksohet në njoftim. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre nё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё seriozisht shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta. Numrat e vizave të Lotarisë DV pёr disa rajone dhe shtete mund tё mbarojnё edhe më pёrpara afatit të fundit të Programit, pra pёrpara datёs 30 Shtator 2018.
Sigal