FOTO/ Protestë për Ballistin para Kryeministrisë, i vëllai: Rama të bëjë ç’mos!

573
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë, duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të garantojë mos ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë kanë komunikuar me autoritetet kroate duke i kërkuar që të tregohen korrektë me rastin, dhe të mos lejohet ekstradimi i tij.
Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë i bëjnë apel autoriteteve shqiptare që të kërkojmë lirimin e Ballist Morinës.
Të njëjtën gjë e shpreh edhe vëllai i tij, i cili ndodhet në protestë.
“Shteti të vijojë kërkesën për mos ekstradimin e vëllait tonë në Serbi. Ndryshe do të marrim qëndrime ekstreme”, u shpreh vëllai i Ballist Morinës, Xhevahiri.
Sakaq, edhe protestues të tjerë bëjnë apel për lirimin e tij. Një protestues nga Kosova thotë se për këtë çështje duhet të reagojnë edhe autoritetet kosovare.
Kujtojmë se Ballist Morina ngriti dronin në stadiumin e Beogradit teksa luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.
Sigal