Llalla: Krimi më i sofistikuar se policia, arrin deri tek zyrtarët

507
Sigal

TIRANE – Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ndikonte në uljen e kriminalitetit në vend. Duke pohuar se ka dijeni që krimi i organizuar arrin deri tek zyrtarët, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, nga takimi rajonal me homologët e Ballkanit Perëndimorë, kërkoi mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në këtë drejtim. Sipas kryeprokurorit, sfida e krimit të organizuar përballohet jo vetëm me forcimin e shtetit ligjot, por edhe me rritje ekonomike, ndaj sipas tij një vendim pozitiv për statusin e kandidatit në qershor do të ndikonte në zhvillimin e vendit, e rrjedhimisht në luftën ndaj grupeve kriminale. “Po shtohen grupet kriminale edhe brenda zyrtarëve por kjo kërkon rritje të shtetit ligjor. Tashmë mendoj se në vendin tonë ka ardhur koha për ngritjen e funksioneve të përbashkëta me vendet e rajonit të cilat kërkojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. E kuptojmë shqetësiminn lidhur me krimin e organizuar ballkanik. Ajo që po mundohemi të krijojmë është besimi në BE se po luftojmë krimin. Lufta ndaj krimit ndërinstitucional kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ballkani ka nevojë për mbështetje të gjithanshme për luftën e këtij krimi. Kjo sfidë përballohet me rritje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria po punon për këtë rritje nuk mund të krahasohet me atë të vendeve të BE, prandaj kërkohet suport më i madh i vendeve të BE. Marrja e statusit është një hap shumë i madh drejt integrimit. Pas pak javësh KiE do të vendosë për këtë, besoj se e meritojmë pasi ky zhvillim do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të ndikonte edhe në uljen e normës së kriminalitetit pasi një vend i zhvilluar ekonomik nuk ka përse të kërkojë alternativa kriminale për tu pasuruar. Ky sugjerim është në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Ajo që kërkon Shqipëria është mbështetja më e madhë për ta shndërruar në efikasitet më lartë”, u shpreh kryeprokurori Adriatik Llalla.

LLALLA: GRUPET KRIMINALE ME TE SOFISTIKUARA SE ORGANET E SHTETIT
Pavarësisht se pohoi rritjen e forcës kundër grupeve kriminale dhe trafikut të drogës, Llalla tha se vitet e fundit vendi po përballet me grupe kriminale të sofistikuara më shumë se organet e shtetit. “Ky takim dëshmon frymën e bashkëpunimit mes vendeve tona, vëçanërisht në drejtësi. Vitet e fundit ka pasur shtim të numri të ekstradimeve dhe personave të ndaluar. Trafiku i këndës narkotike është në rend të ditës në të gjitha vendet. Shumë vende e konsiderojnë Ballkanin si vend tranzit të lëndës narkotike por edhe si prodhues të saj veçanërisht të kanabisit. Vendet e Ballkanit janë të vetëdijshëm për këtë fenomen dhe të vendosur për ta luftuar. Nga ana e saj prokuroria ka shtuar ndjeshëm forcën kundër këtyre grupeve kriminae. Po ashtu në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe ato të BE-së është arritur të goditen disa grupe kriminale. Shqipëria këto vitet e fundit po përballet me grupe kriminale të sofistikuara më shumë se policia”.

ZAGANJORI: TE NDRYSHOHET LIGJI, ME SHUME KOMPETENCA PER PROKURORIN E PERGJITHSHEM
Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori nga ky takim, ngriti nevojën e ridimensionimit të kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, madje siç cilësoi ai, edhe me ndryshime Kushtetuese nëse është e nevojshme. “Është e nevojshme të forcohet pavarësia e prokurorit në fazën e zhvillimit dhe kontrollit të hetimeve, të rritet eficenca e tij, të forcohet roli institucioni i  Prokurorit të Përfgjithshëm, ridimensionim i komopetencave të tij duke bërë ndryshimet ligjore të përshtashme, snëse është e nevojshme edhe ndryshime kushtetuese”, u shpreh Zaganjori në tryezën rajonale me prokurorrë të Ballkanit Perëndimor.

NAÇO: PARANDALIMI I SHKELJES SE LIGJIT, KERKON NDRYSHIM TE LEGJISLACIONIT

Ministri i Drejtësisë Naço në fjalën e tij, u shpreh se pavarësisht se në rastet e shkeljes së kuadrit ligjor nga gjykatësit janë marrë masat nga dikasteri që ai drejton, sërish është e domosdoshme ndryshimi i legjilslacionit siç theksoi ai, për parandalimin e këtij fenomeni. “Të bindur se krimi nuk njeh kufi, qeveria shqiptare është në procesin e ndryshimit të kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar. Për të luftuar çdo fenomen negativ, që implikon sistemin e drejtësisë, do të kërkojmë  rritjen e bashkëpunimit midis aktorëve të sistemit të drejtësisë, si dhe padyshim me përkrahjen e vazhdueshme të faktorit politik vendas e të huaj. Prioriteti ynë do të ketë në fokus:

– Intesifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe pastrimit të parave.
– Shkëmbimin e eksperiencës në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
– Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorive të Ballkanit Perëndimor, në procesin e përafrimit të legjislacionit në përputhje me acquis-in e Bashkimit Europian. Këtij qëllimi i përgjigjet edhe procesi i ndryshimeve të legjislacionit material dhe atij procedurial si dhe implementimi i tyre nga agjensitë ligjzbatuese.” tha Naço

Duke folur për punën e qeverisë shqiptare Naço tha se falë edhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, është rritur numri i personave që shkelin ligjin po ashtu edhe i ekstradimeve. Ndër të tjera ai garantoi ndërkombëtarët se shqiptarët që punojnë e jetojnë në vendet e BE e kanë marrë  mesazhin se askush nuk mund të jetë mbi kuadrin ligjor. “Marrëveshje të rëndësishme me këto vende të miratuara gjatë vitit 2013 kanë sjellë rritje të numrit të ekstradimeve, ku janë dorëzuar rreth 80 subjekte ekstradimi, pjesa më e madhe në Itali. Garantoj partnerët ndërkombëtarë se shtetasit shqiptarë e kanë marrë mesazhin se askush nuk mund ta shkelë ligjin si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Një ligj i zbatuar nga të gjithë do të jetë motoja jonë. Puna jonë do të intensifikohet me qëllim parandalim të krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike.” u shpreh ministri Naço.

CEFA:KLD NË KRAH TË PROKURORISË NË HETIMIN E GJYQTARËVE
Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa ka ofruar mbështetjen ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të gjitha hetimet që do zhvillohen ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion. Cefa në fjalën e tij u shpreh se bashkëpunimi rajonal do të rriste akoma edhe më tej nivelin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kemi fatin të asistohemi nga partnerët ndërkombëtar të cilët edhe na kanë kritikuar për çështje të veçanta. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të zhvillimit të vendit, përvoja e viteve të fundit tregojnë se i kemi kapacitetet e duhura për të arritur te suksesi. Publiku kërkon forcimin e betejës dhe rezultate konkrete nga puna jonë dhe përpjekje intensive për të garantuar të drejtat e njeriut. Pritshmëria e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë është për rritjen e transparencës, kemi rastin te tregojmë që dimë ta bëjmë punën tonë. Kam bindje se sfidat e Shqipërisë janë të ngjashme me vendet e rajonit, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe për shkak të kushteve historike. Struktura të përbashkëta mes Prokurorive do të rriste nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit në të gjithë rajonin. KLD gatishmëri për bashkëpunim me vendet e rajonit, me të cilët ka afërsi gjeografike edhe jo vetëm. Kushtet lehtësuese për shkëmbimin proaktiv për gjetjet nga hetimet apo edhe shkëmbimin eksperiencave. KLD do jetë në krah të Prokurorisë së Përgjithshme dhe asnjë lloj imunitetit nuk do të pengojë hetimet ndaj gjyqtarëve te dyshuar për korrupsion.”-tha nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa. Pjesëmarrës në takim janë , Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori Kryetar i Gjykatës së Lartë, Nasip Naço Ministër i Drejtësisë , Elvis Çefa Zv.Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe Cataldo Motta Prokuror i Antimafias në Leçe të Italisë, Eric Bisschop Zëvendës Prokuror Federal i Belgjikës, Veselin Vučković Prokuror i Përgjithshëm i Malit të Zi, Gerhard Jarosch President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Goran Sahilovic Prokuror i Përgjithshëm i Bosnjës & Herzegovinës. Takimi që do të zhvillohet gjatë dy ditëve, (26-27 Maj 2014), bëhet me mbështetjen financiare të Programit TAIEX të Komisionit Europian.