Lefter Maliqi: Vjeshta, vendimtare për çmontimin e diktaturës që ka pushtuar vendin

181

Nga Lefter Maliqi

Vjeshta vendimtare për çmontimin e diktaturës. Demokracia lokale nuk ekziston më pas zgjedhjeve moniste të 30 qershorit dhe uzurpimit me forcë të bashkive nga Rilindja e krimit. Parlamenti, bashkitë, keshillat bashkiakë, qeveria, 95% e institucioneve janë moniste. Vendi drejt Diktaturës. Në shtator duhet të paralizohet jeta në vend për të ardhmen e përbashkët. Qytetare, socialiste të ndershëm, demokratë, opozitare, shoqëri civile në të njëjtën kohë me thirrje e organizim të mirefillte me dhjetra mijëra qytetarë qe protestojmë fortë para të 61 bashkive në vend. Nuk ka polici, nuk ka force që të ndalë zemerimin popullor kundra klikës mafioze që po instalon diktaturën në çdo bashki, në çdo institucion të vendit. Boll më ne paqe me krimin, drogën, varfërinë, pasigurinë, paftësinë, ironinë, shantazhimin e Rilindjes së krimit dhe diktaturës. 61 protesta në të 61 bashkite, në të njëjtën kohë të qëndrueshme do bëjnë të mundur rrëzimin e kalorësit dështak të Rilindjes, turpit të shqiptarëve më çitjane, veshje skandaloze, sjellje jo normale, ironi e shantazhime që s’i ka hije një kryeministri por një njeriu të semurë, droguar me probleme psiqike e mendore. Protestat e menjëhershme në çdo bashki të zaptuar moniste pa zgjidhje e zgjedhje, pa përfaqësim demokratik gjithëpërfshirës, do shpëtojnë vendin nga instalimi i diktaturës dhe do çojne vendin drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve te lira, te ndershme, gjithëpërfshirëse, të parakohshme lokale dhe parlamentare. Vjeshta vendimtare, revolucioni demokratik i pashmangshëm për fatet e vendit në BE dhe çmontimin perfundimtar të së keqes.