Kuvend, PD: S’kemi zgjedhur piktor shëtitës, Ruçi: Eshtë në shërbim të vendit

429
Pse nuk vjen kryeministri në Kuvend? Ky ka qenë objekt debati në fillim të seancës së sotme parlamentare.
PD deklaroi se prej dy muajsh kryeministri nuk vjen në Parlament.
Edi Paloka: Ka gati 2 muaj që Kryeministri nuk është në sallë. Çdo të enjte na thoni që Rama ndodhet në vizita të ndryshme. Rama duhet të jetë në Kuvend që të na përgjigjet. Nuk kemi zgjedhur piktor shëtitës.
Replikon Ruçi: Nëse keni nevojë për këtë, depozitoni një seancë pyetjesh apo seancë debatesh. Kryeministri ka axhendën e vet dhe është në shërbim të vendit. Eshtë hera e tretë që e trajtoni. Ka një muaj që është konfirmuar ftesa për një takim bilateral mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit francez dhe brenda ditës kthehet në Shqipëri. Mos bëni politikë me këtë. Kjo është e turpshme
Konferenca e kryetareve, PD kerkon terheqjen e dy ligjeve
Në konferencën e kryetarëve, PD kërkoi të shtyhet për të hënën diskutimi për pr.buxhetin 2016, I cili ishte parashkuar të diskutohet nesër në Kuvend.
Gjithashtu Paloka tha se me përfshirjen e ligjit për lojrat e fatit në rend të ditës është shkelur rregullorja. Nga ana e saj Topalli kërkoi kthyerjen mbrapsht të ligjit të pronave. “Ligj I turpshëm enverist” e quajti deputetja demokrate.
Axhenda e seances se sotme
Seanca plenare e radhës e Kuvendit ka sot në rend dite diskutimin e disa ceshtjeve të rëndësishme, që pritet të shoqërohen me debate mes palëve.
Mes tyre veçohen ndryshimet në Kodin Penal; projektligji i propozuar nga opozita “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar për çështjen CEZ”, pr/ligji “Për lojërat e fatit”, ai “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, etj.
Rendi i ditës i seances përfshin dhe diskutimin e disa ndryshimeve në Kodin e Familjes; disa shtesave në Kodin e Punës.
Sigal