“Kushëriri i Ilir Beqajt, i dhuroi Shullazit Hotel Vollgën”

53

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, sipas të cilit thuhet se Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka dhuruar Hotel Vollgën Emiljano Shullazit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha i bën thirrje prokurorisë të hetojë lidhjen mafioze të Beqajve me “Milin” e Partisë.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha

Arapi bamires i Shullazit qe i dhuroi Vollgen, eshte Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqes!

Qytetari dixhital informon se:

Arapi, bamiresi i madh qe e beri te lumtur Milin te Partise duke i dhuruar Hotel Vollgen, eshte fiks Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqes. Qytetari informon se arabet e vertet, te paketen prej 10 vitesh nuk jane dukur ne Shqiperi. Ketu na del nje tjeter Shullaz ne qeveri. I bej thirrje prokurorise te hetoje lidhjen mafjoze te Beqjave me Milin e Partise! sb

“Doktor pershendetje, perfaqesuesi i arabeve tek Vollga eshte Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqes. Dhe arabet nuk kan shkelur te pakten prej 10 viteve ne Shqiperi. Dhuruesi real eshte djali i xhaxhait te Beqes se arabet kane deleguar tek ky pronen dhe nuk vijne kurre ne Shqiperi.”