Bombë nga SHBA kundër Jugosllavisë së re

614
Sipas “Sputnjik”, Kondoleza Rice me ndërhyrjen e Trump dhe Tillerson do të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi! Siç është thënë më herët, Haradinaj është Pyka Amerikane kundër Jugosllavisë së Re së Merkel, Soros dhe Putin! Jo më kot ka kaq kohë që përplaset me BE dhe italianen Mogherini të BE-së, sepse kërkon prezencën amerikane në bisedimet Kosovë-Serbi dhe kundërshtoi Edi Ramën 3 muaj më parë që nuk ka ardhur për të bashkuar as doganat dhe kufijtë me Serbinë, por me Shqipërinë! Sipas “Sputnjik”, Kondoleza Rice bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit mund të jetë përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë nëse i lejohet Uashingtonit të bëhet pjesë e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, në Bruksel. Ky është “zbulimi” i medias ruse “Sputnjik”, sipas të cilit SHBA nuk synon vetëm përfshirjen në këtë dialog, por edhe të emërojë një dërguar special për Ballkanin, transmeton Koha.net. “Qëllimi është qartë, kontrolli i Rusisë përmes dorës së fortë amerikane në Kosovë dhe në Bosnje, pra pas shpinës së Serbisë. Bëhet fjalë për një lloj monitorimi amerikan”, citojnë mediat e Beogradit “Sputnjik”-un rus. “Ata nuk do të ndërhynin direkt në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, por çdo gjë do t’ia linin Brukselit, i cili ka çfarë t’i ofrojë njërës dhe palës tjetër deri në fund të procesit, Beogradit anëtarësimin në BE, kurse Prishtinës kandidimin për anëtarësim”, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Koha.net”. Mediat e Beogradit citojnë shkrimet në mediat ruse, sipas të cilave, gjatë vitit të fundit rreth njëqind senatorë e kongresistë amerikanë kanë vizituar Ballkanin, që janë dyfish më shumë se në fillim të viteve të ’90-të të shekullit të kaluar. Theksohet se dërgimi i Kondoleza Rice në Ballkan do të mbështetej si nga demokratët ashtu edhe republikanët në SHBA, ndërsa vlerësohet si njohëse e mirë e Rusisë. Përmendet edhe deklarata e analistit amerikan, Daniel Server, sipas të cilit, Daniel Trump duhet sa më parë të reagojë në Ballkan.

“Koha”
Sigal