Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta takon Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan z. Ed Royce

41
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvillon një takim me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan z. Ed Royce
Në vijim të axhendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce.
Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e uroi z. Ed Royce për rizgjedhjen e tij.
Z. Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale.