Sigal

Kryeministri Rama fluturoi mbrëmë me Çarter në Ankara për të marrë pjesë ne festën e madhe, që organizon Presidenti Erdogan, me rastin e pagëzimit të sistemit presidencial në Turqi, pas fitores elektorale që u zhvilluan javën e kaluar. Kryeministri Rama ishte ndër të pakët kryeministra të Evropës, që mori pjesë në këtë ceremoni festive të presidentit Erdogan, në një kohë, që Bashkimi Evropian është distancuar nga Erdogani. Pas inaugurimit, burime për gazetën “Telegraf” bëjnë të ditur se kryeministri Rama është takuar me homologun e tij rus Dimitri Medvedev. Gjithashtu bëhet e ditur se Rama dhe Medvedev diskutuan për raportet Shqipëri-Rusi. Protokolli i presidencës turke e ka ulur Ramën në krah të homologut të tij rus, Dimitry Medvedev.

Pas kësaj festeje, kryeministri Rama (besoj po me Çarter) do të udhëtojë drejt Londrës, për të marrë pjesë ne Samitin e BE-së që organizon për Ballkanin Perëndimor. Sipas burimeve të informacionit të gazetës “Telegraf” kryeministri Rama do të takojë në Londër edhe kryeministrin grek Cipras. Tema i këtij takimi padyshim do të jetë marrëveshja që ende nuk është nënshkruar midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku çështja kryesore e kësaj marrëveshjeje është përcaktimi përfundimtar i kufijve detarë midis dy shteteve.