Kryeministri Rama jep llogaridhënie në Gjirokastër: Ja veprat e reja që do ndërtojmë

779
Sigal

Mbledhja e qeverisë është zhvilluar në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe projektet e reja për zhvillimin e këtij qarku. Dy akse kryesore dhe me rëndësi, siç janë by-pass i Tepelenës dhe Kardhiq-Delvinë, do nisin së shpejti. “Ka përfunduar faza e parë e programit të Rilindjes urbane, projekti që preku gjithë zemrën e qytetit. Po ashtu restaurimi i Pazarit të Vjetër. Projekte të tjera ai by pass i Tepelenës, një pjesë e rëndësishme e segmentit kombëtar nis së shpejti, po ashtu edhe rruga Kardhiq-Delvinë. Është një investim i rëndësishëm strategjik që më në fund bëhet realitet. Kemi edhe një sërë projektesh të tjera që lidhen me të gjitha bashkitë e qarkut, përfshi këtu edhe shkolla të reja”,- tha kryeministri. Vendi ynë shumë shpejt do të ketë tre aeroporte. Veç aeroportit ekzistues të Rinasit në Tiranë, vendi do të ketë në funksion aeroportin e Kukësit, teksa do të ndërtohet dhe ai i Vlorës. Gjithashtu, qeveria po vlerëson dhe ndërtimin e një aerodromi në Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të mediave se, zgjedhja e Vlorës për t’u ndërtuar aeroporti i ri, nuk ka si qëllim diskriminimin e Gjirokastrës, por është çështje ekonomie dhe potenciali.