Basha: Mos ta lëmë fatin tonë në duart e krimit!

650
Sigal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kujton 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, ku sipas tij një grup shqiptarësh treguan se liria fitohet dhe mbahet vetëm me sakrificë. Por ai thotë se sot xhelatët e Spaçit dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin dhe po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve. 45 vjet më parë, në burgun famëkeq të Spaçit, në kulmin e diktaturës komuniste, një grup shqiptarësh dhanë një provë madhështore të mbijetesës, qëndresës dhe shpresës. Atëherë kur retë e zezë të diktaturës kishte mbuluar Shqipërinë, e nuk kishte më shpresë e besim se një ditë do të kishte liri, burrat trima brenda burgut të Spaçit ngritën krye. Me kurajë të paimagjinueshme, ata morën për dy ditë nën kontroll burgun, ata treguan se liria fitohet dhe mbahet vetëm me sakrificë. 45 vjet pas revoltës së Spaçit Shqipëria është në pikën më kritike të saj! Xhelatët e Spaçit dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin dhe po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve. Pasardhësit e krimit komunist në bashkëpunim në krimin e organizuar dhunojnë lirinë e zgjedhjes, dhunojnë lirinë e pronës, vjedhin dhe shkatërrojnë çdo ditë shpresën që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në vendin e vet, dhe kështu po e izolojnë Shqipërinë, duke na mbyllur derën e Perëndimit dhe, duke u kthyer në pengesën e vetme për Shqipërinë, si gjithë Europa!