Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka përshëndetur
rekomandimit e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e
Shqipërisë në BE.
Në një konferencë shtypi pasi ambasadorja e BE Romana
Vlahutin i dorëzoi progres-raportin, Meta u shpreh se ky është produkt i të
gjitha forcave politike në vend dhe një angazhim i palodhur i komunitetit
ndërkombëtar.
Në raportin e Komisionit Europian,
propozohet hapja e negociatave me kusht, ndër të cilat është zbatimi i reformës
në drejtësi dhe ligji kryesor ai i Vettingut.
“Vettingu është një proces politik
që do të ndodhë së afërmi. Është një kërkesë e qartë e Bashkimit Europian”,
është shprehur kryeparlamentari Meta.


















