Kryeministri grek Alexis Cipras telefonon dhe uron Ilir Metën

567
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqise Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyren e lartë të Presidentit të Republikës.

Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhenieve dypalëshe, të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në ate rajonal.

Të dy interlokutorët diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rendësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i zgjedhur Meta e siguroi Kryeministrin e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.
Sigal