Kryemadhi u drejton një lutje deputetëve socialistë: Largohuni nga Rama, shpëtojeni PS-në!

590
Sigal

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i ka drejtuar një lutje deputetëve socialistë të largohen nga Edi Rama, sepse ai “është një segment kriminal” dhe kësisoj të shpëtojnë edhe Partinë Socialiste me histori 80-vjeçare.

Në fjalën e saj të protestës në Kuvendin e Shqipërisë, Kryemadhi tha: “Të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit e krimit të organizuar në këtë sallë kanë dalë jashtë. Misioni ynë është për të sensibilizuar shqiptarë. Ashtu siç Rama i kërcënon qytetarët çdo ditë,  ashtu të çohen edhe qytetarët dhe bashkë me ne jo të kërcënojmë Edi Ramën,  por ta largojmë atë. Sepse largimi i Edi Ramës nuk ëhstë evtëm shpëtim për shqiptarët, por është shpëtim për Edi Ramën dhe familjarët e tij. E them këtë sepse vetëm kështu ai do të gjejë qetësi në shpirtin e tij të trazuar, i cili nuk e lë më të flejë i qetë. Por qetësia që atij i mungon, ai nuk mund ta gjejë dot duke terrorizuar shqiptarët, e vetmja mënyrë është të largohet e të jetë i qetë dhe t’i krijojë hapësirë vetes së tij në llumin ku ka rënë. Llumi dhe era e keqe që ka uzurpuar Edi Ramën nuk ka pse të kalojë tek shqiptarët.

Unë do t’u lutem nga kjo foltore edhe pse s’janë, të gjithë socialistëve, që të largohen prej tij se ai është një segment kriminal që e tjetërsoi në partinë e krimit, trafikut dhe mjerimit të shqiptarëve. Ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm dhe atyre pak deputetëve në këtë sallë që të shpëtojnë PS-në dhe historia e kësaj partie prej 80 vjetësh ëhstë e destinuar për t’u mbyllur këtë vit.