Humbja në zgjedhje/ Ja banderola që ngjitet në hyrjen e selisë së PD… (FOTO)

435
Një pankartë “Basha ik” është ngjitur në murin e selisë së Partisë Demokratike, çka duket se ëhstë reagimi i parë i militantëve apo mbështetësve të kësaj partie, që ndjehen të zhgënjyer për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Pankarta është hequr nga punonjës të selisë së PD-së, sapo e kanë konstatuar, ndërsa mendohet se ajo është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi deri afër mesnatës në selinë e PD-së ka qenë i pranishëm edhe kreu demokrat, Lulzim Basha.

Pankarta është vendosur në pjesën ballore të godinës së selisë së PD-së, pikërisht në hyrjen e kësaj partie.


Sigal