Kryemadhi nga Skrapari: Çohuni nga gjumi i çmendur të rrëzojmë Edi Ramën

434
Dita e djeshme ka qenë shumë e ngjeshur me deklarata, pas fjalimit të mbajtur në Skrapar ku dhe kërkoi mbështetje për protestat, kryetarja e LSI-së, i është kundërpërgjigjur dhe Ramës
Nga një takim me strukturat e LSI në Skrapar, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi teksa ka uruar festat e fundvitit, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të largohet nga pushtetit menjëherë. Ajo ka përsëritur edhe një herë se largimi i Ramës nga pushteti do të jetë shpëtim jo vetëm për shqiptarët edhe të ardhmen e tyre por edhe për vetë familjen e tij. Në të njëjtën kohë ajo ka bërë edhe një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që janë larguar nga puna në administratën shtetërore duke theksuar se të gjithë do të kthehen në pune, madje do të përfitojnë edhe dëmshpërblime. Për këtë gjitha këto, Kryemadhi u ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen e të ngrihen për të larguar Ramën nga karrigia e pushtetit. “LSI zgjodhi vetë të ishte në opozitë. Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me kanabizimin e Shqipërisë. ju e dini shumë mirë se sa ka vuajtur kryetari i bashkisë për të fituar mbështetje për projektet. Ne po përballemi me kriminalizimin e shoqërisë shqiptare, atë që patë në zgjedhjet e qershorit. Ishte shumë e shëmtuar për shkak të blerje së njerëzve me paratë e drogës. Ishin ato para që blenë pushtetin që sot Rama e tund si kamxhik në dorë. Për largimet nga puna, një vendim qeverie nuk mund të dalë mbi një ligj, ne nuk do lejojmë asnjë njëri që të largohet nga puna. Ata do të kthehen në punë dhe do të marrin dëmshpërblimet. Dua tu bëj thirrje shqiptarë, të zgjohen nga ky gjumi i çmendur që na ka zënë. Ata nuk mund të blejnë të ardhmen tonë, se kanë blerë për 500 vjet turqit dhe nuk do ta blejë dot një pinjoll siç është Edi Rama. Unë i bëj thirrje Ramës të largohet sa më shpejt sepse do të shpëtojë ai, familja e tij dhe Shqipëria që është më e rëndësishmja. 2018 do të jetë një vit ku taksat do të rriten, do të jetë në vit shumë i varfër, por duhet ta pasurojmë me dashuri shpirtërore. Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri, qofshi të lumtur me çfarë t’iu dojë zemra”, tha ajo. Ndërkohë që në janar opozita ka paralajmëruar edhe një protestë më përmasa të mëdha, ku sipas drejtuesve të partive opozitare kjo do të si qëllim edhe largimin e Ramës nga pushtetit. Ndonëse një e tillë ndodhi së fundmi gjatë votimit të kryeprokurores së re të përkohshme, opozita tashmë ka nisur aksionin e organizmit të një tjetër proteste me pjesëmarrjen e më shumë militantëve të saj.
Sigal