Klevis Balliu: 25 Prilli tashmë u vërtetua si datë e krimit dhe vjedhjes së votës

140
Sigal

Ditën e djeshme u zbulua vjedhja masive e votave në zgjedhjet e 25 prillit, nga qeveria “Rilindase”. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se 25 prilli tashmë u vërtetua si datë e krimit dhe vjedhjes së votës.

“KAS nuk mund të mos pranojë provat për hetimin kur faktet dhe provat tashmë po i sheh e gjithë Shqipëria.”,- është shprehur më tej Balliu me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

25 Prilli tashmë u vërtetua si datë e krimit dhe vjedhjes së votës.

Një popull që nuk voton i lirë është një popull i destinuar të vuaj nga abuzimi dhe pushteti i atyre që i kanë vjedhur votën.

KAS nuk mund të mos pranojë provat për hetimin kur faktet dhe provat tashmë po i sheh e gjithë Shqipëria.

Është e paprecedentë që institucionet e shtetit nuk pranojnë të marrin provat për të parë shkeljet.

Fakti që në dy ditë u faktuan qindra akuza, vërteton se me 25 Prill nuk ka patur zgjedhje por vetëm një skemë antikombëtare që vrau votën.