Kryemadhi, kritika Ramës: U tall me një njeri me defiçenca mendore, 51 personat vdiqën për faj të tij

163

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar mungesën e saj në terren gjatë ditëve të gjendjes së emergjencës për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Kryemadhit, ajo nuk kishte mundur që të dilte në terren pasi nuk donte që të bënte propagandë me fatkeqsinë e shqiptarëve. Më tej ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Edi Rama për shfaqjet e tij gjatë ditëve të tragjedisë dhe bashkëbisedimit me qytetarët.

“Nuk ndjej më mëshirë Edi Ramën por për shqiptarët. 51 viktimat vdiqën për faj të Edi Ramës. Monika Kryemadhi që të shajë me lot krokodili, që të filmojë varre të hapura nuk ka për ta bërë derisa të vdesë. Nuk e përdor fatkeqsinë e shqiptarëve për propagandë politike. Normal që mediat e Edi Ramës nuk i japin deputetët e opozitës por ERTV live gjatë gjithë ditës. Si bisedon Rama me një qen, si tallet me një njeri me defiçensa mendore, shfrytëzon fëmijët duke i nxjerrë Ronaldon. Ndjehem përgjegjëse që i kam dhënë këtij vendi me votë një kryeministër si Rama. Ky është Edi Rama. Politike kemi bërë në çdo moment por jo propagandë,“ -tha Kryemadhi.