Forbes publikon listën, ja femra më e fuqishme në botë për vitin 2019

594
Sigal

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kurorëzuar gruaja më e fuqishme në botë nga revista “Forbes”.

Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e “Forbes 2019”, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.


Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

10 gratë që kryesojnë listën:

  1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
  2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
  3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  5. Mary Barra, CEO e General Motors
  6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
  7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
  8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
  9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
  10. Marillyn Hewson, CEO e Lockheed