Ja pse Jeff Bezos nuk është me të vërtetë njeriu më i pasur në histori!

536
Amazon, gjigandi global i tregtisë elektronike, ka sjellë një shkallë të pakrahasueshme të blerjeve dhe shitjeve online dhe si pasojë pasuri të pakrahasueshme për themeluesin e saj, Jeff Bezos, shkruan revista prestigjioze ‘Forbes’.
Që nga mbyllja e tregut të hënën, Bezos kishte më shumë se 104 miliard dollarë, duke u bërë njeriu më i pasur në botë – të paktën nëse nuk marrim parasysh inflacionin. Në dy vite pasuria e tij neto është rritur mbi 50 miliard dollarë, më shumë se prodhimi i brendshëm bruto (GDP) i Islandës, Belize ose Monakos gjatë të njëjtës periudhë.
Sidoqoftë Bezos nuk është me të vërtetë personi më i pasur ndonjëherë, pavarësisht raportimeve të shumta për të kundërtën. Në bazë të një inflacioni të rregulluar, Bill Gates ka qënë më parë shumë më i pasur. Në prill të 1999, pasuria neto e Gates arriti 100 miliard dollarë për herë të parë kur aksionet e Microsoft-it arritën majat. Ajo pasuri mund të jetë përafërsisht 150 miliard dollarë në vlerën e sotme të dollarit.
Gates, i cili tani vlerësohet se ka një pasuri neto 92 miliard dollarë, do ishte akoma shumë më i pasur nëse ai nuk do kishte dhënë rreth 36 miliard dollarë të aksioneve të Microsoft për shoqatat e bamirësisë gjatë kësaj kohe, shumicën për Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, fondacioni filantropik privat më i madh në planet.
Pasuria e Bezos megjithatë është marramendëse dhe ai mund të kryesojë listën e Miliarderëve të Botës për herë të parë kur revista Forbes të publikojë listën e 2018 në muajin mars. Dhe nëse aksionet e Amazon nuk bien papritur, Bezos do ketë pasurinë neto më të madhe ndonjëherë, dhe me një diferencë të madhe.
Kjo është lista e ‘Forbes’ për miliarderët më të mëdhenj të botës gjatë 20 viteve të fundit.
2017
Bill Gates
Pasuria neto: $86 miliard
2016
Bill Gates
Pasuria neto: $75 miliard
2015
Bill Gates
Pasuria neto: $79.2 miliard
2014
Bill Gates
Pasuria neto: $76 billion
2013
Carlos Slim Helú
Pasuria neto: $73 billion
2012
Carlos Slim Helú
Pasuria neto: $69 miliard
2011
Carlos Slim Helú
Pasuria neto: $74 miliard
2010
Carlos Slim Helú
Pasuria neto: $53.5 miliard
2009
Bill Gates
Pasuria neto: $40 miliard
2008
Warren Buffett
Pasuria neto: $62 miliard
2007
Bill Gates
Pasuria neto: $56 miliard
2006
Bill Gates
Pasuria neto: $50 miliard
2005
Bill Gates
Pasuria neto: $50 miliard
2004
Bill Gates
Pasuria neto: $46 miliard
2003
Bill Gates
Pasuria neto: $40.7 miliard
2002
Bill Gates
Pasuria neto: $52.8 miliard
2001
Bill Gates
Pasuria neto: $58.7 miliard
2000
Bill Gates
Pasuria neto: $60 miliard
1999
Bill Gates
Pasuria neto: $90 miliard
1998
Bill Gates
Pasuria neto: $51 miliard
Sigal