Kryemadhi: Dekreti për 13 tetorin i dha frymëmarrje Edi Ramës, 30 qershorin ia prishi raporti i OSBE-ODHIR

404
Sigal

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi zgjedhjet e 30 qershorit dhe për dekretin e Presidentit të Republikës për 13 tetorin.
Kryemadhi tha se dekreti i Presidentit megjithëse u komentua nga gazetarët si frymëmarrje për opozitën, ai i dha frymëmarrje Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Nëse zgjedhjet do mbaheshin më 13 tetor u shpreh Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim do t’i jepte mundësinë kryeministrit Edi Rama që të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat morën një raport kritik nga OSBE-ODHIR.

“Njerëzit duan zgjedhje, sepse do të kenë mundësinë për t’u shprehur, pavarësisht se z. Rama nuk do ta pranojë, sepse numrat për hir të së vërtetës nuk favorizojnë atë por opozitën. Ai kishte disa herë shansin për të shpëtuar nga ky mosfavorizim i pëlqimit të elektoratit apo të votuesve. Rasti i parë ishte kur opozita dogji mandatet, sepse akuzohej qeveria për dosjen 339 dhe 184. Shkonim për zgjedhje për 45 ditë.
Z. Rama largohej nga implikimi i tij me bandat kriminale të zgjedhjeve të 2017. Vijmë në zgjedhjet e 30 qershorit kur opozita tha se nuk merrte pjesë në zgjedhje. Pati një oksigjen që gazetarët e quajtën si një oksigjen që Presidenti ia dha opozitës, por në fakt ia dha z. Rama. I vetmi njeri që përfitonte nga shtyrja e zgjedhjeve ishte ai, sepse nëse zgjedhjet do të ishin më 13 tetor, Bindja Demokratike do të kishte kryer të gjithë afatin për të marrë pjesë në procesin zgjedhor në ligjshëm. Z. Rama do të kishte të gjithë komunitetin ndërkombëtar kundër mospjesëmarrjes së opozitës në proces zgjedhor dhe këtu do të dilte që nuk ishte ai kundër dialogut, kundër zgjidhjes së një konflikti, por do të dilte opozita. Kjo argumentoi edhe njëherë që opozita me qëndrimet e saj ekstreme që ne i morëm parasysh,” është shprehur Kryemadhi.